Futboll

A do të thyhen këto rekorde në Bundesliga 2025/26?

Nga Gazeta Si – Një sezon i ri nënkupton vendosjen e rekordeve të reja. Por ndërkohë shumë rekorde ekzistuese janë atje për tu arritur dhe thyer. Ja cilat janë disa më të njohurit prej tyre…

13 – Bayern Munich siguroi titullin e 34 në Bundesliga pas javës së 32 në sezonin 2024/25, 13 pikë më shumë se nënkampionët e Bayer Leverkusen.

27 – Më mirë kishte bërë vetë Bayern në sezonin 2013/14 kur e fitoi titullin në Bundesliga pas vetëm 27 ndeshjeve!

91 – Në edicionin 2012/13 Bayern realizoi “Treble”, duke vendosur rekordin e pikëve në Bundesliga (91), 25 më shumë se rivalët e Borussia Dortmund. 

101 – Bayern shënoi 99 gola për “Meisterchale-n” në sezonin 2024/25, vetëm dy më pak se rekordi bavarez i sezonit 1971/72 (101 gola). Harry Kane shënoi 26 prej tyre duke fituar Këpucën e Artë gjermane për të dytin sezon rradhazi.

41 – A do të jetë në gjëndje Kane të thyejë rekordin e Robert Lewandowski-t për golat në një sezon (41 vendosur në 2020/21)?

884 – Eshtë rekordi aktual për minutat e ruajtjes së portës të paprekur, i vendosur nga ish portieri i VfB Stuttgart dhe Schalke 04, Timo Hildebrand, që nuk pësoi gol për 884 minuta rradhazi në vitin 2003.

21 – Sa ju përket ish portierëve të Schalke 04, Kapiteni i Bayern, Manuel Neuer mban rekordin për më shumë ndeshje pa pësuar gol në një sezon, 21 në 2015/16.

6 – janë skuadrat me trainer të ri në prag të sezonit 2025/26, Leverkusen, RB Leipzig, Wolfsburg, Augsburg, Cologne dhe Werder Bremen. 

1 – Përvec Ole Werner te Leipzig, asnjë trainer tjetër si Erik Ten Hag apo Horst Steffen, ka drejtuar më herët në Bundesliga.

2000 – Borussia Dortmund dhe Stuttgart do të arrijnë kufirin e 2000 ndeshjeve në sezonin 2025/26. Të dyja kanë zhvilluar 1968 ndeshje në Bundesliga, ndërsa Augsburg do të arrijë kufirin e 500 ndeshjeve (aktualisht ka luajtur 476). 

750 – Hamburg-u dhe Freiburg-u mund të arrijnë numra jubilarë gjatë sezonit 2025/26. “Red Shorts” sic quhen ndryshe lojtarët e Hamburg janë vetëm 4 larg 750 fitoreve. Ndërsa Freiburg duhet të fitojë 20 ndeshje për të arritur kufirin 300 mes më të mirëve.

500 – Oliver Baumann ka zhvilluar 489 ndeshje në Bundesliga, cka nënkupton që do të kalojë kufirin 500 këtë sezon.

200 -Julian Brandt (Dortmund) ka 188 fitore dhe do të kërkojë shifrën jubilare 200 në kampionat. Ndërsa Niko Kovač (traineri i Dortmund) do të kalojë numrin e 200 ndeshjeve si trainer në Bundesliga. Kroatika drejtuar në 195 ndeshje.

200 – Mario Götze (Eintracht Frankfurt) mund të thyejë kufirin e 200 fitoreve por i duhen të paktën 20 me “Eagles”. Traineri i tij Dino Toppmöller, mund të festojë 100 ndeshje si trainer në Bundesliga. Deri tani ai ka drejtuar në 68 ndeshje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë