Politike

‘A do të jetë Veliaj kryetar i bashkisë Tiranë?’ Rama: Do ta shohim, po kërkoj opinione!

Nga Gazeta ‘SI’ – Kryeministri Edi Rama është shprehur se po “kërkon mendime” për të zgjidhur ngërçin me drejtimin e bashkisë Tiranë, ndërkohë që kryetari në fuqi, Erion Veliaj ndodhet në burg.

I pyetur në emisionin “Opinion”, nëse Veliaj do të vijojë të jetë kryetar i Bashkisë së Tiranës, Rama tha se kjo mbetet për t’u parë në vijim

A do vijojë Erion Veliaj të jetë kryetar i Bashkisë së Tiranës?

Edi Rama: Nuk e di, këtë do ta shohim në vijim. Nuk e di.  

Pra do ketë zgjedhje të parakohshme në Tiranë apo do pritet derisa gjykata të marrë vendim?

Edi Rama: Nuk e di, kam kërkuar që të shoh një sërë opinionesh. Jo një, por disa opinione për të kuptuar se si duhet trajtuar kjo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë