Shendet

A do të jetë Europa preja e re e ilaçeve dhe drogave qetësuese?

Pasi epidemia e opioideve përshkoi Shtetet e Bashkuara, Kanadanë dhe Australinë, tashmë të gjithë i kanë sytë drejt Europës. A mund të jetë ky kontinenti i radhës?
Opiumi është një lloj droge qetësuese në formë lëngu të përqendruar, që prodhohet nga lloje të ndryshme të hashashit, ku janë të pranishme disa alkaloide. Numri i alkaloidëve i pranishëm në opium është shumë i madh dhe kjo gjë bën që të përdoret në shumë raste edhe si medikament qetësues.
Opiodet janë vrasësit më të mëdhenj të njerëzve kohët e fundit. Ato jane pergjegjes per më shumë se 80 përqind të 8.200 vdekjeve të lidhura me drogën në vitin 2017. Por situata është ndryshe nga ajo në SHBA, e cila për rreth dy dekada regjistroi 400.000 vdekje nga opiodet. Në Europë, statistikat po bëhen alarmante për sa i përket rritjes së këtij produkti. Në Hollandë, recetat qe përmbanin oksikodon (medikament nga opiodi), u dyfishuan në vetëm 3 vjet.
Bart Morilion, presidenti i Federatës Europiane për Dhimbjet(EFIC), thotë se konsumimi i opiodeve me anë të recetave mjekësore në Europë luan një rol shumë të madh, duke përfshirë edhe kontrollet më të rrepta se si i reklamojë depot farmaceutike ilaçet tek pacientët dhe mjekët. Duke u nisur nga kjo në shumë vende evropiane, veçanërisht në Europën e jugut, njerëzit janë më të kujdesshëm ndaj qetësuesve.

"Mjedisi i Evropës është krejtësisht i ndryshëm nga Sh.B.A", tha Morlion. Megjithatë, disa mjekë po ngrenë alarmin se dhe Evropa po ndryshon.
“Edhe pse në Europë njerëzit janë më të kujdesshëm, nuk mund të mendojmë se gjithçka është në rregull,” u shpreh Aina Perello Baratescu, një mjekë e përgjithshme në Katalonjë.
Ekspertët në Spanjë janë të shqetësuar se mos përsëritet edhe në Europë situata që ndodhi në SHBA. Ata janë shprehur se po shohin një prirje ndaj rritjes së qetësuesve tek popullata dhe me kalimin e kohës, e pa e kuptuar, njerëzit do të krijojnë varësi ndaj qetësuesve.
Hasani është njëri prej këtyre personave. Ai u dëmtua në një aksident kur ishte në moshën 32 vjeç dhe filloi të merrte që një sërë qetësuesish për dhimbjet. 12 vjet më vonë, Hasani i cili tashmë është 56 vjeç gjithnjë që shkon në klinikë për të kryer kontrollet rutinë, kërkon qetësues edhe më të fortë.
Për shembull, kohët e fundit i ka marrë doza të larta të “fenetalinit”, një medikament që përdoret më së shumti për të qetësuar pacientët me kancer terminal. Medikamenti bën që ai të jetë i përgjumur gjithë ditën. Ai tashmë po përpiqet të zvogëlojë konsumimin e këtyre ilaçeve, por është diçka tepër e vështirë.
“Kur dhimbja bëhet e fortë, ky ilaç është i vetmi që më qetëson, por me parë nuk e dija se cili ishte çmimi i kësaj qetësie,” shprehet ai.

Qasja e Europës për të kontrolluar recetat që lëshohen nga mjekët, është diçka e mirë ndryshe nga SHBA, kur gjithçka filloi nga një recetë mjekësore dhe njerëzit konsumonin morfinë dhe fenetanil, shumë lehtësisht. Më pas kur pacientët krijuan një lloj tolerance ndaj këtyre ilaçeve, ata shkonin në farmaci dhe i kërkonin gjithnjë e më shumë doza të vogla, sa për të ushqyer varësinë e tyre. Më pas situata në SHBA u bë edhe më keq, kur opiodet i merrje edhe në mënyrë të paligjshme, siç mund të marrësh drogat e ndryshme.
Fernando Ribas de Pina, një specialist i shëndetit në grupin e rehabilitimit dhe të drogës në qendrën e rehabilitimit “Proyecto Hombre” në Valencia, tha se më së shumti personat që janë në qendrën e tij, janë të varur nga alkooli ose droga dhe konsumimi i opiodeve në recetë është një shqetësim edhe për të.

“Ne jemi të shqetësuar sepse një masë e madhe prej fentanili po lëviz në shoqërinë tonë dhe mundësia për të abuzuar me të, për ta përdorur pa kriter, pa dyshim që është shumë e lartë,” shtoi ai.
Ekspertët më së shumti janë të shqetësuar sepse Europës i mungon një pasqyrë e plotë e problemit, pasi nuk ka asnjë të dhënë të standardizuar që ekzaminon opiodet në recetë dhe abuzimin që mund të ndodhë me to. Gjithashtu, ata janë shprehur se disa vende kanë probleme me abuzimin e opiodeve. Për shembull, Estonia ka një histori shumë të gjatë të abuzimit me opiodet dhe shumica e popullatës konsumojnë fetanilin sintetik.
Ndërkohë, nga ana tjetër Belgjika ka marrë masa. Ekspertët shprehen se ministria belge e shëndetësisë bën vazhdimisht analiza për të parë se cilët mjekë shkruajnë më shumë opiode në receta mjekësore.
“Kjo analizë duhet të bëhen në çdo vend,”shprehet ekspertët./Politico/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë