Analize

A do të jenë zgjedhjet e ardhshme italiane një referendum mbi Eurozonën?

A po shkon Italia drejt kaosit politik? Disa mund të ngrenë supet dhe thonë “Epo është Italia”, ç’mund të presësh”.  Po, Italia ka vuajtur vazhdimisht nga politika e çrregullt, por nuk është përballlur asnjëherë me një situatë kaq të rrezikshme sa kjo e kohëve të fundit. Nuk e dimë ende nëse Lega Nord do të mbështesë kërkesat e Lëvizjes Pesë Yjet për të shkarkuar Presidentin italian. Dy partitë gjithashtu po bëjnë thirrje për zgjedhje të reja, por do të mundet të shpërbëjë parlamentin një president që përballet me rrezikun për t’u shkarkuar? Ndërkohë Presidenti Sergo Mattaerella ka paraqitur një figurë të re si kryeministër, i cili duket gati i projektuar për të fyer partitë që në fakt fituan zgjedhjet e fundit.

Si arritëm deri këtu? Zgjedhjet e fundit patën një rezultat shokues. Shumica e vendeve parlamentare u fituan nga Lëvizja Pesë Yjet dhe Lega Nord. Pesë Yjet janë një levizje anti-establishmentit, e themeluar nga një komedian. Liga ishte dikur një parti separatiste veriore, por u shndërrua në një forcë politike kombëtare. Udhëheqësi i saj, Matteo Salvini, tanimë është senatori i Kalabrisë, rajonit për të cilën Liga këmbëngulte se duhet të shkëputej nga Italia. Në një darkë, një ditë para zgjedhjeve, një ministër i lartë në qeverinë e Paolo Gentilonit më tha plot besim se ishte i sigurt se Partia Demokratike do të dilte mirë. Unë isha skeptik. Një vit më parë, Matteo Renzi (ish kreu i Partisë Demokratike) pësoi një dështim spektakolar në një referendum mbi ndryshimet kushtetuese. Pothuajse çdo italian i ri që unë njoh ka votuar të paktën një herë për Lëvizjen Pesë Yjet. Rezultatet e zgjedhjeve vërtetuan se ajo partia më e fortë, pavarësisht faktit se votimi u zhvillua nën një strategji për të parandaluar ngjitjen në pushtet të Pesë Yjeve. Lega Nord doli e dyta, për t’u ndjekur më pas nga Forza Italia e Berluskonit.

Matteo Salvini

Pesë yje dhe Liga nuk mund të binin dakord se cili prej tyre duhet të ishte në krye, kështu që gjetën një kandidat kompromisi, Giuseppe Conten, një professor i panjohur, i cili kishte zero eksperiencë politike në CV-në e tij. Megjithatë dje në mbrëmje, Conte dorëzoi mandatin Presidentit të Republikës, duke pranuar se nuk mund të formonte një qeveri. Presidenti më vonë konfirmoi thashethemet se kishte refuzuar të emëronte ekonomistin euroskeptik, Paolo Savona si ministër të financave. Savona ka deklaruar vazhdimisht se Italia ose duhet të bëjë një hap përpara dhe të bëhet një shtet i vetëm (së bashku me pjesën tjetër të Eurozonës) ose të marrë një hap prapa dhe të dalë nga eurozona.

Një gjest provokativ nga ana e Presidentit Mattarella?

Presidenti e justifikoi veton ndaj Savonës duke thënë se po mbronte kursimet italiane dhe për shkak se zgjedhjet nuk i kishin dhënë qeverisë një mandat për të lënë eurozonën. Sipas kompetencave, Presidenti i Republikës emëron qeverinë dhe këshillin e Kryeministrit. Kryetarët e mëparshëm kanë vënë veton ndaj disa emërimeve në të kaluarën, për shembull të avokatit personal të Berluskonit si sekretar i drejtësisë, ose ndaj të emëruarve të pakualifikuar. Megjithatë, në këtë rast Presidenti po e vë veton ndaj Savonës jo për shkak të një shqetësimi ndaj kompetencav të tij por për shkak të konfliktit të interesave. Ai po refuzon të emërojë dikë në bazë të pikëpamjeve të tij. Presidenti italian i Republikës nuk ka kompetencat e presidencës amerikane apo franceze. Në sistemin parlamentar italian, presidenca supozohet të përfaqësojë 'unitetin kombëtar'. Ndërhyrja në një çështje të tillë politike rrezikon të vërë në pikëpyetje pozicionin e presidentit. Dhe kjo është pikërisht ajo që ka ndodhur. Pesë Yjet kanë kërkuar shkarkimin e Mattarellës duke e akuzuar se ka shkelur kushtetutën dhe se kishte tradhëtuar votat e italianëve.

Presidenti ka vendosur Carlo Cottarelli si kryeministër të përkohshëm, duke i dhënë një shuplakë pothuajse të qëllimshme Pesë Yjeve dhe Ligës. Cottarelli është ish drejtor i FMN-së për çështjet fiskale. Ai njihet ndryshe si “Zoti Gërshëra”, për shkurtimet e ndjeshme të shpenzimeve.  Por a po bën Presidenti diçka provokative? Nëse po përpiqet të qetësoje tensionet politike ai mund të kishte paraqitur një figurë neutral si kryeministër, ndoshta një nëpunës civil.

Duke folur pas Brexit, kryeministri i sapo zgjedhur i Italisë bëri thirrje që krerët evropianë që të bllokojnë referendumet e mëtejshme brenda BE-së. Dukej shumë e vështirë që Pesë Yjet dhe Liga të mund të mbështesin Cottarellin, por edhe nëse ai siguron një mandat, do të përballet me një parlament që do bëjë çmos për ta rrëzuar.

Mattarella u shfaq në Pallatin e Quirinale presidenciale për t'u thënë gazetarëve se ai kishte pranuar të gjitha zgjedhjet e Contess për Kabinetin e tij "përveç ministrit të ekonomisë". Ai e përshkroi atë si një post të ndjeshëm që dërgon "sinjale besimi ose alarmi" në tregjet financiare dhe se do të jën qytetarët italianë ata që do të vuajnë pasojat e një zgjedhjeje të gabuar.

Euroja themelore për Italinë

"Anëtarësimi në euro është një zgjedhje themelore për të ardhmen e vendit tonë dhe të rinjve tanë", tha presidenti Matarella, pak pasi prezantoi kryeministrin teknik - Anëtarësimi në euro nuk ishte pjesë e fushatës zgjedhore, nuk mund të vihet në pikëpyetje nga kabineti i një ministri pa mbajtur një debat të duhur publik.”

Luigi Di Maio

 Mattarella ka këmbëngulur për rëndësinë e euros në Itali që në fillim e fushatës zgjedhore. Të dyja partitë e përdorën mos emërimin e Savonës si ministërpër të fituar pikë kundër Brukselit dhe tregjeve ndërkombëtare, të cilat janë bërë shpesh objektivat e tyre gjatë fushatës zgjedhore. Salvini, i cili pritej të bëhej ministër i brendshëm dhe të mund të zbatonte idetë e tij për politikat e emigracionin tha të dielën se nëse “do të hyntë në qeveri, do të merrte edhe Profesor Savonën me vete." Ky i fundit kishte tentuar të zbuste shqetësimet rreth pikëpamjeve të tij euroskeptike, nëpërmjet deklaratave të para publike që kur ishte emëruar të dielën, por duket se kjo ishte shumë pak për ta bindur presidentin. Salvini sugjeroi gjithashtu se Presidentit italian po i bëhej presion nga kryeqytetet e eurozonës të shqetësuar për rënien e tregjeve financiare.

"Nëse qeverisë italiane do t’i vendosen kushte nga Evropa, atëherë Liga nuk do të jetë pjesë e kësaj qeverie- tha Salvini. "

Luigi Di Maio, kreu i Lëvizjes Pësë Yjet, tha në Facebook të dielën mbrëma së në Itali mund të jesh një krimineli i dënuar për mashtrim fiskal dhe të jesh gjithashtu kryeministër (duke iu referuar Berluksonit) por nëse ke kritikuar euron dhe Europën nuk mund të bëhesh as minister.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë