Analize

A do të bëhet Koreja e Veriut Singapori i ardhshëm i Azisë?

A e zgjodhi Presidenti Trump Singaporin si pikëtakim për samitin e me Kim Jong-un në mënyrë rastësore? Në asnjë mënyrë. Një nga letrat me të fuqishme të Trump përballlë Kim ishte vizioni i tij për një Kore më të fuqishme dhe më të begatë. “Unë besoj se Koreja e Veriut ka një potencial të jashtëzakonshëmm. Një ditë ajo do jetë një vend fuqishëm ekonomik dhe financiar”, u shpreh Trump javën e kaluar.

Nëse ky objektiv do të arrinte të nxiste imagjinatën e udhëheqësit të një prej kombeve më të varfëra dhe të izoluara në tokë, nuk mund të mendohet një një pamje më joshëse e të ardhmes së Koresë së Veriut sesa Singapori. Ky metropol madhështor është një nga mrekullitë e botës moderne. Me një popullsi sa dyfishi i kryeqyetit të Koresë së Veriut, Singapori ka një GDP për frymë 38 herë më e madhe se ajo e Koresë së Veriut. Në të vërtetë, banorët e Singaporit janë mesatarisht më të pasur se amerikanët dhe dy herë më të pasur se ata të Koresë së Jugut.

Pesëdhjetë e tre vjet më parë, kur Singapori mori pavarësinë, porti i varfër dhe i korruptuar ishte një shëmbëlltyrë perfekte e asaj që është Koreja e Veriut sot. Por falë një lidershipi të jashtëzakonshëm dhe një integrimi të plotë në ekonominë globale, sot Singapori është kthyer në parajsën ekonomike të Azisë. Nëse krahasohet me Filipinet, nga njëra anë, apo Zimbabvenë (një shtet afrikan që shpalli pavarësinë vetëm disa vjet pas Singaporit), nga ana tjetër, ndryshimet janë të jashtëzakoshme.

Shkalla e vdekshmërisë së foshnjave të Shteteve të Bashkuara është tre herë më e lartë se ajo e Singaporit. Në renditjen e “Bloomberg”, Singapori u vlerësua si vendi më i shëndetshëm në botë. Çdo vit, Banka Botërore publikon tregues për efektivitetin e qeverive, cilësinë rregullatore, sundimin e ligjit dhe kontrollin e korrupsionit. Singapori ua kalon Shteteve të Bashkuara me një diferencë të konsiderueshme në secilën prej këtyre drejtimeve dhe nuk është në të njëjtën faqe as me Filipinet as me Zimbabvenë.

Pa dyshim, Kim Jong Un nuk ka plane që të vendosë në Korenë e Veriut një demokraci të ngjashme me atë të Amerikës. Qëllimi i tij kryesor është që të mbetet udhëheqësi suprem për pjesën e mbetur të jetës, ashtu si babai dhe gjyshi i tij. Por ai mund të gjejë një formë qeverisjeje të përafërt me atë të Singaporit, apo të Kinës.

Në të vërtetë, Kim shpreson se me hapjen e ekonomisë së Koresë së Veriut, ai mund të forcojë mbajtjen e pushtetit. Si Lee Kuan Yew, lideri historik i Singaporit dhe ashtu dhe presidenti kinez Xi Jinping kanë argumentuar se legjitimiteti politik varet, para së gjithash, nga performanca. Siç e tha Lee, "testi përfundimtar i vlerës së një sistemi politik është nëse ndihmon në përmirësimin e standardit të jetesës për shumicën e njerëzve të saj". Për veshët perëndimore, argumenti që një shtet autokrat mund të qeverisë në mënyrë më efikase se sa një shtet demokratik, tingëllon si herezi. Por në rastin e Singaporit, është e vështirë të mohohet se kombi që Lee ka ndërtuar gjatë pesë dekadave të fundit ka prodhuar më shumë pasuri, shëndetësi dhe më siguri për qytetarët e thjeshtë se sa konkurrentët e tij perëndimorë.

Sot, Lee Kuan Yew mbahet mend, si një nga figurat legjendare të Azisë në shekujt e 20-të dhe 21-të. Siç e cilësoi edhe Barack Obama, ai është njeriu që hodhi themelet e ekonomisë aziatike. Por a do të mundet një tregtar legjendar si Presidenti Trump të joshë Kim Jong-un me perspektivën e shndërrimit të Koresë së Veriut në Singaporin e dytë të Azisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë