Analize

A do ta shkatërrojnë rrjetet sociale demokracinë?

Interneti ka sjellë përfitime të jashtëzakonshme në botën moderne. Por jo të gjithë i shohin kompanitë digjitale dhe fuqinë e tyre shkatërruese si një forcë pozitive. Në Festivalin e Hayut, dy ekspertë, Damian Tambini dhe gazetari i njohur Jamie Bartlett, do të shqyrtojnë kërcënimin që rrjetet sociale paraqesin për shoqërinë. Një nga lajmet më të bujshme të vitit 2018 ka qenë skandali i “Cambridge Analytica”, e cila keqpërdori të dhënat e miliona përdoruesve të Facebook. Sipas kompanisë se mediave sociale, të dhënat e 87 milionë njerëzve u përdorën në mënyrë të pahijshme për fushatat politike. (Cambridge Analytica ka mohuar çdo keqbërje.)

Kjo histori ka pasoja të vërteta botërore, pasi shkelja e privatësisë është në vetvete një shkak shqetësimi. Gjërat që pëlqeni në Facebook, të kombinuara me të dhëna nga burime të tjera po në internet, tregojë shumë për ju dhe aktivitetet tuaja. Dhe nëse dikush di shumë për ju, atëherë ai mund të ndikojnë në gjithçka që bëni, përfshire edhe mënyrësn se si do  të votoni në zgjedhje. Michal Kosinski, një eskpert kompjuterik, shpjegon si funksionon një algoritëm, duke ka krijuar një të tillë për Jamie Bartlett. Duke marrë informacione për shijet kulturore të gazetarit nga Facebook-u, si simpatia e tij për The Sopranos dhe Kate Bush, algoritmi ishte në gjendje të parashikonte me saktësi punën e Bartlett dhe besimin e tij fetar.

Çfarë zbulojnë gjërat që pëlqeni në Facebook?

Michal Kosinski ka zhvilluar njëë softuer kompjuterik që mund të analizojë personalitetin  bazuar në ato që pëlqeni në Facebook. Në vitin 2017 Jamie Bartlett po jepte një interviste për sekretet e Silicon Valley, ndërkohë që Michal aplikoi softuerin e tij në llogarinë e Jamie. Besojeni ose rezultatet ishin shumë të përafërta. A duhet të shqetësohemi që një algoritëm mund të nxjerrë në pah se një person është gazetar, katolik dhe i interesuar për historinë. Por a janë algoritme të tilla një kërcënim për demokracinë? Bartlett argumenton se politikanët janë në gjendje të përdorin këto të dhëna, në këtë mënyrë ndryshojnë rrënjësisht procesin zgjedhor.

Në vend që të përpiqen të bindin miliona njerëz me programet e tyrë zgjedhore, fushatat online synojnë tanimë një grup të caktuar votuesish, nëpërmjet premtimeve specifike, bazuar në të dhënat që dinë mbi përdoruesit e rrjeteve sociale. Edhe pse nëë epokën dixhitale, çdo gjë mund të regjistrohet, Bartlett është skeptik nëse pretendimet e rreme do arrinin ta dëmtonin vërtet një politikan.

Mark Zuckenberg

"Për shkak se reklamat janë aq të personalizuara dhe u dërgohen përdoruesve unik, është më e vështirë të kontrollohet nëse janë ose jo të sakta. Facebook ka krijuar disa ‘vende të errëta', ku njerëzit mund të bëjnë postime jo publike që mund të shihen nga përdorues të caktuar", shprehet ai.

Të “mbërthyer” pas smartfonëve

Jamie instaloi një aplikacion në telefonin e tij për të matur sa e përdorte çdo ditë, duke zbuluar se kalonte me shumë kohë në rrjetet sociale se sa mendonte.  Presidenti i parë i Facebook, Sean Parker, tha se interneti ishte një lloj hapësire për “pushime sociale”, i projektuar për të shfrytëzuar cenueshmërinë psikologjinë të përdoruesve. Frika e tij është se kjo parajsë të dhënash do të inkurajonte politikanët t’i përdorinin si armë për të ndërtuar argumente të fuqishme sociale. Donald Trump ka lulëzuar në moshën e mediave sociale. Por ai nuk ia ka dalë i vetëm. Projekti Alamo ishte një pjesë e rëndësishme e fushatës zgjedhore presidenciale, pjesë e të cilës ishte stafi i “Cambridge Analytica”. Ekipi i Trump përdori të dhënat e më shumë se 200 milionë amerikanëve, duke përzgjedhur donatorët dhe votuesit e mundshëm. Ata krijuan një sërë reklamash, secili i projektuar për të apeluar në një grup të caktuar përdoruesish, duke shpenzuar më shumë se 85 milionë dollarë. 

Donald Trump 

Specialistja e komunikimit digjital, Theresa Hong, ishte pjesë e ekipit. Ajo rrëfeu se nuk ishte e pazakontë që Facebook-u të përsëriste këto reklama nga 35,000 deri 40,000 në ditë. Tanimë mediat sociale u kanë mundësuar politikanëve që të për të shkëputen nga shtypi tradicional.

Trump përdor Twitterin, por Facebook është një tjetër histori.

Bartlett do të intervistojë edhe shkrimtarët Damian Tambini dhe Martin Moore, të cilët sapo kanë redaktuar një koleksion të ri shkrimesh, të qujtur “Dominimi Digital: Fuqia e Google, Amazon, Facebook dhe Apple.” Nëse do të bëhej fjalë për një betejë mes kompanive të mediave sociale dhe vetë demokracisë, Facebook dhe platformat e tjera dominuese do të humbisnin, por shkrimtarët kanë frikë për ndikimin e teknologjisë në sferën politike. Sipas tyre kompanitë e teknologjisë nuk kanë asnjë mundësi kundër qeverive, por ato mund të ndryshojnë në mënyrë që t’i përshtaten nevojave të sistemit politik. Nuk është e pashmangshme që gjigantët dixhitalë të përkulen drejt demokracisë, por rritja e kripto-monedhave të shkëmbyera paraqesit një kërcënim për sistemin politik, pasi qeveria e ka të vështirë të mbledhë fonde. Vlen të kujtojmë se revolucionet angleze, franceze dhe amerikane filluan të gjitha në njëfarë kuptimi për shkak të mosmarrëveshjeve rreth kushteve të tatimit.

Revolucioni anglez

Në fund të fundit përse duhet të zgjedhim përfaqësues nëse nuk kishte para për të shpenzuar? Barletti druhet se shumë njerëz do të arrijnë në përfundimin se vlerat demokratike dhe institucionet nuk zgjidhin më problemet sociale, zvogëlojnë krimin apo krijojnë vende pune.

Është e lehtë të imagjinohet fuqizimi i populistëve që premtojnë të rivendosin rendin, kontrollin dhe stabilitetin, madje edhe nëse kostoja do të ishte minimi i institucioneve dhe normave demokratike./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë