Gara mes ekipeve për të kryesuar në majat e piramidës së futbollit përcaktohet nga detaje të vogla teknike. Inteligjenca artificiale është kufiri i ardhshëm vendimtar për fituesit dhe humbësit.
A mund të stërviten Kroos, Mbappe dhe Messi nga një Inteligjencë Artificiale (AI) në të ardhmen? Apo, ndoshta jo në këtë jetë? IA padyshim po luan një rol më të madh në lojë por edhe në stërvitje gjatë Euro 2024.
Daniel Memmert nga Universiteti i Sporteve në Këln, thekson, se “tani varet se kush do të ndërtojë AI më të mirë, kush i ka parametrat më të mirë, e natyrisht edhe se kush është në gjendje që me rezultatet e arritura në ndeshje ose në stërvitje, do t'i shfrytëzojë ato si duhet."
Këto sisteme të AI do të bëhen asistenti i fundit i trajnerit. Gjithashtu do të shërbejnë për zbërthimin e sistemeve taktike të kundërshtarit dhe përcaktimi i pikave të forta dhe të dobëta të lojtarëve.
Të dhënat janë tashmë aty; me çdo pasim, krosim dhe gjuajtje të kapur në stadiume dhe në fushën e stërvitjes.
“Analistëve njerëzorë mund t'u duhen deri në tetë orë kohë për të zbërthyer siç duhet të dhënat e vetëm një ndeshjeje. Ndërsa AI do ta përshpejtonte procesin”, nënvizon Memmert. “Nëse kemi në dispozicion të dhënat mbi pozicionet dhe i vlerësojmë ato me softwarin tonë, na duhen 8 sekonda për të analizuar të njëjtin numër parametrash”.
Ekipet më të mira në të ardhmen mund të jenë vërtetë ato që punojnë krah për krah me AI. /DW
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.