Nga Gazeta ‘Si’– Kryetari i PD Sali Berisha, i pyetur nëse do të paraqitet në SPAK për 21 janarin, tha se do t’i përgjigjet thirrjes së drejtësisë sa herë që ta kërkojnë.
Por shtoi se kushti i tij i vetëm është që të marrë fletë thirrjen për të shkuar.
“Mund t’u pohoj atë që kam thënë, i jam përgjigjur çdo thirrje të organeve të drejtësisë. Do t’i përgjigjemi. Nuk ka koment. Nuk mund të ketë pyetje ‘a do i përgjigjem?’ Por ka vetëm një kusht, që unë të marr thirrjen.
Njoftimi duhet të vijë siç ka ardhur me dhjetëra njoftime të tjera. Asnjëherë mos më pyesni a do shkosh, unë do shkoj në çdo rast që të thirrem për çdo problem që të thirrem nga organet e drejtësisë”, deklaroi ai.
Ai u shpreh se duhet një hetimi i gjerë për çështjen, që sipas tij pengohet nga qeveria aktuale dhe po përdoret prej tyre për propagandë.
“Çështja e 21 janarit është hetuar një herë nga një armike e egër e Sali Berishës dhe PD për të cilën kam shprehur publikisht konsideratat. Çështja e 21 janarit nga viti 2013 kur ne kemi humbur pushtetin dhe gjer sot është penguar të hetohet, mendoj unë, vetëm e vetëm për shkak të Edi Ramës sepse deklaratat e qeverisë së SHBA-ve dhe BE-së janë shumë të qarta, kërkojnë hetimin nga polici te organizatori kryesor. Çfarë ka ndodhur? Prej 13 vitesh, kjo çështje përdoret për propagandë, por shoferi që i përdori mish për top njerëzit siç e ka thënë bukur shkrimtari që merret tani me probleme teologjike, Ben Blushi, ishte Edi Rama. Ai i solli në protestën më të dhunshme”, tha Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



