Shkencë

A do munden shkencëtarët të krijojnë një vaksinë për të gjitha koronaviruset?

Kjo pandemi ndoshta nuk do të jetë e fundit. Ekspertët paralajmëruan në mars për një “kërcënim serioz” nga korona viruset në të njëjtën familje me SARS-CoV-2, virusi që shkaktoi pandeminë Covid-19.
Ralph Baric, një epidemiolog në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Karolinës së Veriut, tha se në Mars ishte “shumë e lehtë të imagjinohet” se do dilte një korona virus i ri por jo aq vdekjeprurës. Virusi që shkaktoi MERS ka vrarë rreth një të tretën e njerëzve, ndërsa virusi SARS, i njohur teknikisht si SARS-CoV-1, ka vrarë rreth 10% të njerëzve të njohur si të infektuar. Në këtë mënyrë shkencëtarët po përpiqen ta bëjnë një vaksinë të përgjithshme për të gjithë koronavirusët. Baric ishte një nga shkencëtarët e parë që studioi antitrupat nga njerëzit me Covid-19 për të kërkuar mbrojtje kundër koronaviruseve të tjerë. Shpresa e tij është të zhvillojë një vaksinë koronavirus të gjithanshme që mbron nga anëtarët e shumtë të familjes SARS-CoV.
Ai nuk është i vetëmi. John Lewis, drejtues në kompaninë kanadeze të bioteknologjisë Entos, thotë se kompania shpresonte të zhvillonte një vaksinë të vetme që mbron nga të gjitha koronaviruset deri në fund të vitit. Por Entos dhe më shumë se 20 grupe të tjera në të gjithë botën që garojnë për të zhvilluar një vaksinë për të gjitha kanë një rrugë të vështirë përpara. Entos pranoi se i duhej një partneritet me një kompani farmaceutike për të financuar dhe prodhuar vaksinën. Ajo gjithashtu duhet të bindë rregullatorët për qasjen e saj, e cila është larg të garantuarit. Shkenca e synimit të koronaviruseve të shumta në të njëjtën kohë është tashmë e vështirë dhe shndërrimi i këtij hulumtimi në një vaksinë funksionale do të përfshijë eksperimente në prova të shtrenjta njerëzore.

Si mund të bëhet një vaksinë për shumë koronaviruse
Familja koronavirus ndan karakteristika të ngjashme. Qëllimi i të ashtuquajturave vaksina mbrojtëse kundër koronavirusit është që ta bëjnë trupin të reagojë ndaj pjesëve të viruseve që janë të zakonshme për të gjithë familjen. Këto quhen vende të konservuara. Ato janë zakonisht thelbësore për funksionimin e virusit dhe për këtë arsye kanë më pak gjasa të pësojnë mutacion. Në teori, nëse vaksinoheni me një vaksinë të gjerë mbrojtëse, trupi juaj do të luftojë çdo koronavirus që kalon nga kafshët te njerëzit. Studimet e reja tregojnë se antitrupat për një koronavirus mbrojnë kundër një tjetri, duke treguar që vaksinat për një koronavirus mund të funksionojnë. Një studim i botuar në revistën “New England Journal of Medicine” zbuloi se njerëzit që kapën SARS në 2003 dhe më vonë morën vaksinën COVID-19 të Pfizer-BioNTech prodhuan antitrupa që mbronin nga të gjitha variantet e njohura që shkaktojnë COVID-19, si dhe koronaviruset e tjera të bartura nga kafshët.
Wang Linfa, autori i studimit, tha në një deklaratë në atë kohë se gjetjet mund të ndihmojnë në zhvillimin e “vaksinave të gjeneratës së ardhshme” që “jo vetëm që na ndihmojnë të kontrollojmë pandeminë aktuale COVID-19, por gjithashtu mund të parandalojmë ose zvogëlojmë rrezikun e pandemitë e ardhshme të shkaktuara nga viruset e lidhura.
Burimi:The Wall Street Journal/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë