Nga Gazeta Si – Pas mbarimit të mbledhjes së qeverisë, ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi iu përgjigj interesit të gazetarëve lidhur me mbylljen e TikTok dhe kalimin e përdoruesve te një tjetër aplikacion siç është Clapper.
E pyetur nëse është njësoj i rrezikshëm si TikTok dhe nëse do të merren masa për të vendosur filtra në çdo aplikacion online, Muzhaqi nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke mbajtur theksin tek nismat që ka ndërmarrë qeveria për ekipet e shkollave në sport, apo “aktiviteteve në art e kulturë që fëmijët pas mësimit ta shpenzojnë kohën në aktivitete të frytshme”.
Muzhaqi tha se edhe programe të tilla si ai ekipeve sportive apo të tjera kanë qëllim që kohën pas mësimit fëmijët ta shpenzojnë në mënyrë produktive.
“Të shkëputen sado pak nga tabletat, ta kalojnë në një mënyrë produktive. Përpiqemi të rriten filtrat dhe kontrolli, kjo është e rëndësishme për fëmijët e vegjël por kërkon vëmendje nga të gjithë ne se për çfarë i lejojmë fëmijët tanë të bëjnë në kohë të lirë. Të shpenzohet koha në mënyrë produktive’, thotë Muzhaqi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.