Nga Gazeta ‘Si’ – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përjashtuar çdo mundësi që Lulzim Basha të jetë në listat e kësaj force politike në zgjedhjet e 11 majit 2025.
Në konferencën e përjavshme për shtyp ai tha Basha mund të jetë në listat e PD-së aq sa mund të jetë ministri i PS-së, Taulant Balla.
“Jashtë çdo lloj mundësie. Aq sa mund të jetë Taulant Balla. Ata të dy u pleksën shumë njeri me tjetrin. Nuk i referohem vetëm Toyota Yaris”, u shpreh Berisha.
Por teksa përjashtoi mundësinë e kandidimit të Bashës, Berisha nuk e tha fjalën e fundit edhe për largimin e tij zyrtar nga grupi parlamentar.
Berisha është rikthyer vetë edhe zyrtarisht në grupin e PD-së në Kuvend, ndërkohë që aty figuron edhe Basha.
“Vllaun simaez të Taulant Ballës do ta lëmë me Taulant Ballën. Nuk ka rëndësi regjistri, ai është si me qenë binjak siamez i Taulant Ballës”, u shpreh Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.