Teknologji dhe Inovacion

A do e ndryshojë ChatGPT ‘fytyrën’ e besimeve fetare

Inteligjenca artificiale ka lënë pak hapësira pa prekur dhe tani është bërë edhe pjesë e komuniteteve fetare.

“Shkruaj një predikim si një studiues hebre me 1000 fjalë ku flitet për intimitetin dhe dobësinë”. Këtë i kërkoi Joshua Franklin, një predikues hebre ChatGPT, rezultatet e të cilit ai i përdori për të mbajtur një predikim para besimtarëve hebre në dhjetor 2022.

ChatGPT shkoi për Jozefin, të birin e Jakobit si dhe citoi fjali të studiuesve hebre për të folur për cintimitetin dhe dobësinë, duke e cilësuar dobësinë si “gjendje për të krijuar lidhje të thella, kuptimplota me ato që na rrethojnë”.

Nuk ishte predikimi më i madh, mendoi Franklin, por ishte i mjaftueshëm. Por kishte diçka që nuk shkonte. Ironia ishte se fjalimit të shkruar nga AI për intimitetin dhe dobësitë ishte se mungonte pikërisht ajo që predikonte: intimiteti dhe emocionet njerëzore.

“Në fakt disa njerëz menduar se predikimi ishte shkruar nga një hebre ndërsa të tjerë e shikuan si një predikim shumë të ftohtë, si një predikim që një besimtar hebre nuk mund ta shkruante pasi mungonin emocionet”, thotë Franklin.

Përveç chatbot-eve të përgjithësuara, të cilat mund të japin përgjigje për pyetjet teologjike ose nxitje duke përdorur informacione të fshira nga i gjithë interneti, janë krijuar chatbot-e më të specializuara fetare. Njëri prej tyre, HadithGPT, jep këshilla në tekstet islame.

Udhëheqës të tjerë fetarë me të cilët foli ‘The Guardian’ mund të mos i shkruajnë ende predikimet e tyre duke përdorur chatbot, por në mënyrë të ngjashme kanë peshuar ndikimet e adoptimit të shpejtë të përdorimit të chatbot-eve për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth fesë.

Gjithsesi, asnjërit nuk i duket diçka e re.

“Është si Google. Ka shkolla për të studiuar fenë por gjithsesi njerëzit futen në Google për të mësuar më shumë. Deri në një farë masë, ky është vetëm një përsëritje se si njerëzit mund të zgjedhin se ku të marrin informacionin që duan”, thotë Xhihad Turk, presidenti i  ‘Islam Graduate School’, universitet mbi studimet islame.

“Si dikush që shërbeu si imam i një komuniteti për një kohë të gjatë, unë shpesh merrja telefonata nga anëtarët e komunitetit që kishin një pyetje në lidhje me islamin dhe predikimet. Mua shumë herë më duhet të bëja hulumtimet e mia duke folur me piqtë dhe studiues të tjerë por gjithsesi pse mos të merret parasysh edhe ajo që thotë teknologjia, duke parë përmasat që ka marrë”.

Por ChatGPT dhe chatbots që përdorin shumë më shumë informacione, mund të kenë probleme me saktësinë, sepse ata u japin përparësi përgjigjeve që kanë një rrjedhë bisede dhe jo atyre që janë të sakta, sipas Beth Singler, profesoreshë në Universitetin e Zyrihut. Kjo mund të përbëjë një problem të veçantë për fetë si Judaizmi dhe Islami që kanë një përkushtim të fortë ndaj burimeve tekstuale.

“Ky është një shqetësim në vetvete që do të ketë një reformim të njohurive teologjike që janë ndarë me kaq saktësi dhe me kaq durim për qindra vjet, sepse ChatGPT është një lloj përgjigje halucinative”, thotë ajo.

Shqetësimet për një mbështetje të tepruar në AI gjithnjë e më të sofistikuar kanë ndezur frikën e humbjes së vendeve të punës në të gjitha industritë, por ka pak frikë tek predikuesit e feve.

Edhe pse njerëzit mund të përdorin gjithnjë e më shumë ChatGPT, ato që besojnë në fe, do kenë gjithmonë nevojë për ndërveprimin njerëzor.

“Asgjë nuk do të zëvendësojë ndjenjën e thellë për të qenë të lidhur me një predikues feje, edhe pse mund të thotë të njëjtën gjë si ChatGPT”.

Franklin, i cili mendon se mund të përdorë ChatGPT si një mjet për ta ndihmuar atë të shkruajë predikime, është dakord.

“Njerëzit do të kuptojnë se qeniet njerëzore nuk janë më furnizuesit më të mirë të informacionit”, thotë ai. “Por gjithsesi do kenë nevojë që fjalët ti dëgjojnë nga një predikues. Kjo është më shpirtërore, ashtu siç është edhe feja”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë