Mitropoliti i Korçës, hirësia e tij Joani ka uruar besimtarët ortodoksë për pashkët duke thënë nuk janë vetëm. Në mesazhin e tij ai ka shprehur se ky është viti i dytë që po kremtojmë Pashkën me kufizime dhe në një kohë të vështirë.
Më tej ai tha se shumë njerëz si pasojë e pandemisë janë përballur me sëmundjen e rëndë, të tjerët kanë humbur familjarët dhe të afërmit e tyre, shumë të tjerë po përjetojnë probleme të shumta ekonomike, psikologjike dhe sociale, si dhe ankth dhe pasiguri, por Pashkët na kujtojnë se ne nuk jemi vetëm.
“Perëndia e dashurisë është pranë nesh dhe vazhdon të na dojë e të kujdeset për ne. Prania e tij ndriçon përsëri më shpirtrat tanë sado e madhe të jetë errësira madhe kur jemi në errësirë ne kemi më shumë nevojë për dritën dhe kur jemi të dëshpëruar ne edhe në vështirësi kemi nevojë për shpresë dhe kurajë. Le të kujtojmë se lajmi i mirë i ngjalljes erdhi nga një vend ku askush nuk e priste, erdhi nga varri që është simboli i vajtimit dhe dëshpërimi, por Zoti e ktheu këtë vend në burim ngushëllimi dhe të shpresës, ndaj varri i zbrazur në Jerusalem u bë simboli i ngjalljes dhe jetës dhe është gjithmonë për ne një kujtesë se sa do të kemi vështirësi ne e dimë se Zoti e mundi vdekjen, dëshpërimin dhe vajtimin dhe nëse jemi me atë nuk duhet të kemi frikë nga asgjë.
Gëzuar Pashkën dhe për shumë vjet”, përfundoi mesazhin hirësia e tij Joani.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.