Analize

Përse Franca nuk e do Ballkanin në BE?

Nga Xhuliana Toci- Zgjerimi i Bashkimit Evropian është parë gjithnjë nga perspektiva institucionale, pa u kushtuar vëmendje rolit dhe mendimit të shteteve anëtare, duke i bërë disa vende si Franca dhe Holanda gjithnjë e më shumë skeptike ndaj mirëseardhjes së kombeve të tjera.

Për t’i dhënë fund këtij diskursi, Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka përjashtuar në mënyrë kategorike çdo zgjerim të Bashkimit Europian derisa blloku të reformohet, duke u prerë hovin shteteve ballkanike që presin prej kohësh prapa derës së unionin evropian. Edhe pse një sërë zyrtarësh europianë kanë paralajmëruar se BE-ja mund të përballet me kthimin e luftës dhe konflikteve nëse vendeve të rajonit u hiqet shpresa e anëtarësimit, qeveria franceze duket e vendosur për të kundërshtuar zgjerimin e unionit.

Qëndrimi hezitues i Francës për zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit është ilustrim i kontrastit mes elitave franceze dhe qytetarëve ndaj projektit europian. Pavarësisht nga mbështetja parësore për anëtarësimin e Ballkanit në BE, arritja e këtij hapi nuk është një përparësi strategjike për Francën. Macron thekson kushtet e rrepta dhe një monitorim rigoroz të progresit të reformave në vendet aspirante. Fakti që opinioni publik është armiqësor ndaj Ballkanit  forcon edhe më tej hezitimin e Francës për të mos pranuar kandidatë të rinj, pothuajse të papërgatitur në Bashkim Evropian. Duke analizuar evolucionin historik të qëndrimit francez mbi zgjerimin e BE-së, si dhe shprehjet e tanishme politike, institucionale dhe shoqërore, qendrimi i Francës ndaj anëtarësimit të Ballkanit duket se është më kritik se kurrë.

Njëzetë e tetë vendet anëtare të BE-së duhet të bien dakord unanimisht për çdo vend që aplikon të bëhet anëtar i unionit evropian. Pranimi në BE ka qenë një nxitës i fuqishëm për realizimin e reformave politike dhe demokratike në vende si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi, e cila u anëtarësua së fundmi në NATO.

Macron kundërshtoi fillimisht për zgjerimin e unionit pasi Komisioni Evropian, rekomandoi që blloku më i madh tregtar i botës të fillojë bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Macron u tha ligjvënësve të BE-së në Strasburg, se Franca do të mbështesë zgjerimin e unionit vetëm kur Brukseli të nxisë reformën propozuar nga Parisi zyrtar.

“Nuk dua që Ballkani të afrohet me Turqinë apo Rusisë, por nuk dua as një Evropë, që funksionon me me vështirësi me 28 vende anëtarëe dhe do të ketë edhë më shumë vështirësi të nesërmen, kur të jemi 30 ose 32, kombe”, tha ai.

Duke iu referuar të njëjtit argumenet, Macron mbajti një qendrim edhe më të ashpër gjatë samitit  të Ballkanit Perëndimor, duke zbuluar edhe përplasjet e brendshme mes tij dhe Kancelares Merkel.

“Ajo që kemi parë gjatë 15 viteve të fundit është një rrugë që ka dobësuar Europën sa herë që kemi menduar ta zgjerojmë. Unë nuk mendoj se u bëjme nder vendeve kandidate apo unionit, duke pasur një mekanizëm që në njëfarë mënyre nuk ka më rregulla dhe vazhdon të lëvizë papushim drejt zgjerimit më të madh. Unë jam në favor të ankorimit të Ballkanit në Evropë dhe të ecjes drejt Evropës. Por mendoj se ne duhet të shohim çdo zgjerim të ri me shumë kujdes dhe ashpërsi. Duhet të kemi një dialog të përforcuar dhe strategjik me vendet e Ballkanit, të ndjekim reformat që janë ndërmarrë dhe t’i inkurajojmë pa u treguar hipokrit.”

Emmanuel Macron

Megjithatë, Presidenti francez nuk është i vetmi, pasi edhe partia konservatore e CDU-së ka dalë kundër planeve për zgjerimin e eurozonës.

Macron, Merkel, May

Çdo reformë duhet të jetë “në interesin evropian dhe në atë gjerman”, u tha gazetarëve sekretari i përgjithshëm i CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer.

Macron është shprehur i shqetësuar edhe për dyshimet që kanë lindur në disa vende evropiane pas referendumit të “Brexit”. Presidenti duket se ka një listë të gjatë me dëshira për BE-së, duke përfshirë një taksë të re mbi ekonominë digjitale për të ndihmuar në financimin e buxhetit të Bashkimit Evropian. Ai ka deklaruar gjithashtu se Franca është e gatshme të rrisë kontributin e saj në buxhetin e BE dhe këmbënguli që vendet evropiane duhet të punojnë në harmonizimin e sistemeve fiskale dhe niveleve të taksave, por zgjerimi i unionit duket se nuk është pjesë e listës së tij.

Pro dhe kundër Ballkanit

Ministrat e jashtëm të BE nuk u pajtuan për integrimin e Ballkanit Perëndimor gjatë Samitit të Sofjes, edhe pse Komisioni Europian kishte sugjeruar javën e kaluar se Serbia dhe Mali i Zi do të bashkohen me unionin deri në vitin 2025. Edhe pse institucioni është i vendosur të tërheqë rajonin më afër orbitës së BE, mes frikën për rritjen e ndikimit rus, turk dhe kinez, shumë nga shtetet anëtare shprehen se çështjet e pazgjidhura të rajonit duhet të zgjidhen përpara se vendet të mund të bashkohen me bllokun.

Vendet e para që do të mund të anëtarësohen sipas vlerësimit të komisionit janë Serbia dhe Mali i Zi, ndërsa Shqipëria, Bosnja, Kosova dhe Maqedonia mund të bashkohen më vonë. Megjithatë, ministri i jashtëm i Hungarisë, Peter Szijarto, tha se ishte “shumë i zhgënjyer” nga objektivi i vitit 2025, të cilin e quajti “shumë të largët”, duke argumentuar se Serbia dhe Mali i Zi duhet të pranohen deri në vitin 2022.

Emmanuel Macron, Paolo Gentiloni dhe Angela Merkel 

“Është e qartë se SHBA, Rusia dhe Turqia kanë një strategji për Ballkanin Perëndimor, vetëm Bashkimi Evropian është jashtëzakonisht i ngadalshëm”, tha Szijjarto.

Sipas tij, nëse BE dëshiron të jetë një fitimtar në Ballkanin Perëndimor, do të duhet të jetë “shumë më e shpejtë”.

Polonia, Italia dhe Austria janë midis vendeve të tjera të BE-së në favor të rritjes së përpjekjeve për të anëtarësuar Ballkanin në Bashkimin Evropian. Por Gjermania dhe Franca, dy peshoret më të rënda në BE, duket se janë në një diskurss përplasjeje më njëra-tjetrën.

“Është qartë se ekzistojnë kushte dhe reforma që duhet të përrmbyshen. Mënyra për t’i arritur ato është e vështirë,” u tha gazetarëve ministri francez Punëve të Jashtme, Jean-Yves Le Drian.

Macron kundër Juncker

Ndryshe nga Macron, Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker insiston se dera e Evropës duhet të mbetet e hapur për rajonin e Ballkanit.  Kur u vendos në krye të Komisionit Evropian katër vjet më parë, Juncker u zotua se gjatë mandatit të tij nuk do të ketë zgjerim të BE-së, por duket se rrjedha e ngjarjeve brenda dhe jashtë bllokut  evropian e ka bërë të ndryshojë mendim.

“Nëse heqim dorë nga këto vende dhe ky rajon jashtëzakonisht i ndërlikuar, do të rijetojmë atë që kemi kaluar tashmë në vitet 1990- tha Juncker- Nuk dua që të rikthehet lufta në Ballkanin Perëndimor”.

Macron, Merkel, Mogherini

Duke njoftuar propozimin e Komisionit Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë për të filluar bisedimet e anëtarësimit, shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini tha se ky vendim është një nxitje që këto vende që të vazhdojnë rrugën e reformave.

Edhe pse është shprehur skeptik ndaj partneritetit franko-gjerman, Juncker nuk ka nguruar të vlerësojë përkushtimin e presidentit francez në BE.

“Unë dua të shpreh emocionin, kur dëgjoj presidentin francez që shpreh vizionin e tij e Bashkimin Evropian. Franca e vërtetë është kthyer”, u shpreh ai në një fjalim në Parlamentit Evropian.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë