Kujdes! Kjo është fjala kyç për të interpretuar politikën monetare të Rezervës Federale që të mërkurën konfirmoi se dëshiron të ngrijë shtrëngimin e taksave dhe ka bërë të kuptojë që është gati të rishohë planin e reduktimit e bilancit në dritën e pasigurisë të rritjes globale. Vendimet e marra do ditë më parë janë konfirmimi i një drejtimi që ishte shprehur tashmë nga Powell në një ligjërim të artikuluar ditët e para të vitit që, me llogari të bëra, që rezultoi të ishte më i rëndësishmi “market mover” për tregtjet financiare të këtyre javëve të para të vitit.
Pas një pjese të dytë të vitit 2018 pas luhatshmërisë së tregjeve është kthyer prirjen ndaj riskut. Nga përfitimi i tregut të aksioneve (që në fillim të vitit indeksi i bursave globale ka fituar rreth 6%). Por edhe sektorët e tjerë të investimeve me risk si BTp, janë konsoliduar sëbashku pas marrëveshjes së buxhetit të BE-së dhe kanë regjistruar kërkesa të forta gjatë ankandeve të janarit.
Variabli i politikës monetare konfirmohet si motori kryesor dhe nëse pritjet për shtrëngim kanë kontribuar ndjeshëm në valën e mprehtë të shitjeve që është parë gjatë pjesës së dytë të vitit 2018, ndryshimi i kursit të Rezervës Federale në fillim të këtij viti (dhe rrjedhimisht ajo e bankave Qendrore të Evropës, Kinës dhe Japonisë) ka shkaktuar rimëkëmbjen.
Por sa solide është perspektiva e një politike monetare të gjerë? Është e drejtë të marrësh të mirëqenë që mbi taksat konteksti do të qëndrojë i pandryshuar edhe në muajt e ardhshëm? Një kujdes i madh ndoshta është i këshillueshëm për një sërë arsyesh. Në radhë të parë sepse vendimi i Rezervës Federale është motivuar mbi të gjitha nga frikërat rreth ekonomisë globale. Në radhë të dytë sepse në aspektin e brendshëm – ka bërë me dije Banka Qendrore Amerikane – treguesit mbeten shumë pozitivë. Pavarësisht jetëgjatësisë së ciklit (ekonomia rritet në mënyrë të vazhdueshme prej 10 vitesh) shëndeti i ekonomisë është në gjendje të shkëlqyer, me një treg pune drejt ngopjes, nuk përjashtohet që presionet inflacioniste nuk mund të ndikojnë në të ardhmen e afërt.
Sipas Euan Munro, numrit 1 të Aviva Investors, menaxheri i aksioneve, pjesë e gjigantit të sigurimeve britanike, është pikërisht tendenca e çmimeve të konsumit në SHBA, variabla kyç për tu vigjiluar muajt e ardhshëm: “Një nga kushtet ku bazohet kujdesi i FED-it – shpjegon ai – është fakti se pritjet e inflacionit kanë rënë. Në realitet, nëse inflacioni ka rënë, kjo është kryesisht për shkak të rënies së çmimeve të naftës (nga një maksimum prej 84 dollarë për barrelë në tetor, Brent ka arritur një nivel minimal prej 50 dollarë). Duke përjashtuar këtë faktor dhe me shpresë të rikuperimit të çmimeve të naftës, ekonomia amerikane është subjekt i një rimëkëmbjeje në inflacion.
Papunësia është në minimumin e saj prej 40 vjetësh dhe me lehtësimin e taksave, të ardhurat e disponueshme të konsumatorëve janë rritur. Nga ana tjetër, kompanitë janë subjekt i rritjes së kostove për shkak të tarifave dhe rritjes së pagave. Kombinimi i një rritjeje të kërkesës së brendshme dhe rritja e çmimeve të prodhuesve rrezikon që inflacioni të rritet përsëri. Kundër një skenari të tillë, Fed nuk do të kishte mundësi tjetër përveçse të kthehej në ngritjen e normave të interesit”.
Tabloja është e atillë që rrezikon të komplikohet. Jo vetëm sepse, në mënyrë të menjëhershme, një shtrëngim i taksave doganore mund të sillte një ndryshim në kursin e tregjeve. Por sepse e gjithë ekonomia botërore po vuan. Vite me radhë të politikave zgjeruese kanë favorizuar rimëkëmbjen e ekonomisë së dëmtuar me një rritje taksash të borxheve. Sidomos në segmentin e korporatave jo financiare dhe në veçanti në vendet në zhvillim. “Një rritje e kostove të shërbimeve të borxhit –shpjegon menaxheri – rrezikon të prishë ekonominë globale dhe përfaqëson një nga faktorët kryesorë të riskut të lidhur me procesin e “normalizimit” të politikës monetare”
*Burimi: Il sole 24 ore
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




