Ndërkohë që udhëheqësit e BE-s përgatiteshin për t’u dukur sa më familjarë në fotot me homologët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat shpresojnë të bashkohen së shpejti me unionin, Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy vendosi të qëndrojë në shtëpi në shenjë proteste, duke u treguar vendeve ballkanike se sa e vështirë do të jetë rruga e tyre drejt anëtarësimit.
Samiti i së enjtes, takimi i parë i këtij niveli në 15 vjet, ka për qëllim të tregojë angazhimin e Bashkimit Evropian në një rajon që mbetet ende i brishtë, pas luftërave etnike që pasuan shpërbërjen e Jugosllavisë. Spanja nuk njeh as pavarësinë e Kosovës, e cila mori pjesë në takimin e Sofjes së bashku me Shqipërinë, Bosnjën, Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë, ndërkohë që qeveritë e BE-së mbeten të shqetësuara për një varg problemesh të tjera që prekin rajonin.
Por pas viteve të të tëra neglizhimi, BE-ja është nxitur të ndërhyjë në rajon për shkak të rritjes së ndikimit të fuqive të tjera, i cili u bë gjithashtu rruga kryesore e një vale të madhe emigrantësh nga Lindja e Mesme dhe Afrika, për të shkuar drejt kombeve evropiane. Kryetari i BE-së Donald Tusk e shpalli samitin si një mundësinë më të mire që të dyja palët që të riafirmojnë se perspektiva evropiane mbetet zgjedhja gjeostrategjike e Ballkanit Perëndimor.
“Unë shpresoj që t’i sjellim miqtë tanë të Ballkanit Perëndimor më pranë BE-së”, deklaroi ai.
Ndërkohë që Britania është nisur drejt daljes, Komisioni Evropian ka propozuar që krerët e BE të vendosin në qershor për të hapur negociata formale të anëtarësimit me Shqipërisë dhe Maqedonisë.
“Rreziqet për Europën janë zero- tha kryeministri bullagar, Bojko Borisov, vendi i të cilit u bashkua me BE në 2007-ën, së bashku me Rumaninë fqinjë-Nëse ne nuk e përqafojmë dhe nuk e ndihmojmë Ballkanin, atëherë nuk kemi asnjë arsye që të zemërohemi nëse ndikimi i Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Arabisë Saudite do të jetë më i madhe se ajo e Evropës.
Por shumë në BE mendojnë ndryshe.
Ndërkohë që blloku ende pret të marrë veten nga kriza ekonomike dhe ajo e emigracionit, që kanë nxitur euro-skepticizmin midis votuesve të vendeve anëtarë, kritikët tregojnë për problemet që fillojnë nga krimi i organizuar në Shqipëri dhe mbarojnë me mosmarrëveshjet e Maqedonisë me Greqinë.
Rajoy ka vendosur të largohet nga Sofja përpara takimit të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarët e BE-së thanë se askush nga delegacioni spanjoll nuk do të paraqet të enjten për fotografinë e përbashkët simbolike, një kujtesë se Madridi është vetëm një nga pesë shtetet anëtare që nuk e konsiderojnë Kosovën si komb sovran. Spanja refuzon të njohë ndarjen e Kosovës nga Serbia në vitin 2008, për shkak të mosmarrëveshjeve me separatistët katalanas në shtëpi.
Dy ish republika jugosllave, Sllovenia dhe Kroacia, janë bashkuar tashmë me BE, por krimi që pllakosi Ballkanin gjatë luftërave të viteve 1990, e ka lënë rajonin të mes armëve dhe rrugëve të tranziti për trafikantët e drogës dhe trafikantëve të qënieve e njerëzve.
Destinacioni është shumë i qartë – perspektiva evropiane- tha një zyrtar i lartë i BE- Ajo që ka vërtetë rëndësi është vendosmëria e shteteve ballkanike për zbatimin e reformave”.
BE-ja dhe Ballkani pritet të nënshkruajnë një deklaratë mbi përmirësimin e infrastrukturës, duke përfshirë lidhjet e energjisë elektrike dhe gazit, si dhe masat për radikalizmin, përmirësimin e sigurisë dhe kontrollin e emigracionit.
Për t’u bashkuar me BE, Serbia – tregu më i madh midis gjashtë shteteve ballkanike duhet të vendosë kufijtë e saj me Kosovën dhe me Bosnjën, ku tensionet mes komuniteteve rivale paralizojnë shpesh vendimmarrjen.
Perpsektiva e Shqipërisë
Në prag të Samitit të Sofjes midis Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn, ka kërkuar hapjen e negociatave të anëtarësimit për gjashtë vendet e rajonit. Gjatë një interviste për të përditshmen gjermane “Stuttgarter Zeitung”, Hahn u është përgjigjur dyshimeve brenda Bashkimit Evropian se rekomandimi për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë duhet të bëhet sa më parë.
“Unë mund ta kuptoj skepticizmin dhe nuk mund të them se Shqipëria dhe Maqedonia janë gati për anëtarësim, por reformat e nevojshme mund të arrihen më mirë gjatë procesit të negociatave. Merrni shembullin e korrupsionit, nga pikëpamja ligjore, gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një situatë ligjore që mund të krahasohet me tonat. Gjatë bisedave të anëtarësimit, mund të shikojmë me vëmendje nëse ligjet zbatohen, nëse rastet e korrupsionit lihen në dorë të drejtësisë dhe peshqit e mëdhenj janë kapur. Nëse nuk ka përparim në këtë drejtim, ne mund ta ndalojmë procesin e negocimit,” shpjegoi Johannes Hahn.
Ai u pyet gjithashtu nëse qeveria federale e Gjermanisë mbështet kursin e zgjerimit.
“Gjermania ka një rol të rëndësishëm në këtë proces. Qeveria federale, e kryesuar nga kancelaria Angela Merkel, angazhohet të mbështesë dhe të zhvillojë një perspektivë evropiane për Ballkanin Perëndimore. Qeveria federale ka nevojë për mbështetje parlamentare, të cilën unë besoj se e ka në Bundestag. Në qershor, pres që Komisionit Europian t’i jepet detyra e përgatitjes së negociatave me Shqipërinë dhe Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë,” tha Hahn.
Maqedonia drejt anëtarësimit?
Maqedonia ndodhet më pranë se kurrë anëtarësimit në BE, por mosmarrëveshjet me Greqinë për shkak të emrit e kanë bllokuar shtetin ballkanik në ngërçin më të madh që pas rënies së Jugosllavisë komuniste në fillim të viteve 1990.
Kundërshtimi i Athinës ndaj dëshirës së Shkupit për ta quajtur veten ‘Maqedoni’ vjen për shkak të një rajoni grek me po të njëjtin emër. Më qëllim zgjidhjen e këtij ngërçi, kryeministrat e dy vendeve, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras u takuan më 17 maj në Sofje
“Ne do t’i lëmë së bashku, për t’u dhënë një shans për të ulur në tavolinë dhe për të diskutuar”, tha ministrja bullgare Lilyana Pavlova, ndërkohë që qyteti i Sofjes po përgatitet të presë udhëheqësit e BE dhe Ballkanit për një samit të veçantë.
Kishte pak shpresë për një fund të lumtur të enjten, por BE-ja po ndërton dalëngadalë një mur shpresë në prag të samitit tjetër në qershor.
Tsipras dhe Zaev e kuptojnë mjaft mirë se duhet ta përdorin këtë moment kyç për të arritur në një zgjidhjet të përbashkët”, tha Pavlova.
Zgjidhja e konflikit shumë-vjeçar, do t’i mundësonte BE-së të hapë bisedimet e pranimit me Maqedoninë në qershor, duke zgjidhur një nga nyjet gordiane të politikës ballkanike. Kjo do të kishte një efekt pozitiv për përmirësimin e atmosferën e përgjithshme në rajon dhe gjithashtu do të mundësonte që NATO-s të ftonte edhe Maqedoninë në samitin e ardhshëm në korrik, një lëvizje strategjikemjaft e rëndësishme për shkak të tensioneve gjeopolitike me Rusinë.
“Rajoni i Ballkanit Perëndimor ka nevojë serioze për një inkurajim dhe për një lajm të mirë”, tha zyra e Zaev në një deklaratë- Nëse gjejmë një zgjidhje me Greqinë, nuk do të ketë asnjë argument të arsyeshëm që do të na ndalojë që të bëjmë një hap përpara në integrimin e BE-së dhe NATO. Protokollet për t’u bashkuar NATO-s do të fillojnë automatikisht pasi të kemi një zgjidhje të pranueshme me Greqinë.”
Mosmarrëveshja për emrin ka lindur kryesisht për shkak të ankesave të Greqisë se kushtetuta e Maqedonisë bën pretendime irredentiste për rajonin grek me të njëjtin emër. Të dyja palët kanë ngritur emra të rinj, siç është Maqedonia e Sipërme, me shpresën se Greqia do të heqë veton 10-vjeçare në pranimin e Maqedonisë në BE. Por redaktimi i kushtetutës për të hequr gjuhën “provokuese” mund të rezultojë edhe më i vështirë se ndryshimi i emrit, për shkak mes rrezikut të një reagimi nacionalist si në Greqi ashtu edhe Maqedoni, në rast se gjërat shkojnë keq.
“Ndryshimi i emrit është pjesa e lehtë. Kushtetuta është problemi- tha një diplomat grek- Ata nuk do të arrijnë asnjë marrëveshje me grekët derisa të ndryshojnë kushtetutën.”
Qindra mijëra grekë të zhgënjyer, të bashkuar me nacionalistët e Agimit të Artë, kanë marrë pjesë në tubimet masive në Athinë, duke u paraqitur si rrezik edhe për autoritetin e Tsipras. Por tensionet janë edhe më të larta në Shkup, ku përplasjet politike arritën kulmin pasi nacionalistët maqedonas arritën të hynin në parlament, duke dhunuar Zaevin dhe një sërë politikanësh të tjerë me origjinë shqiptare.
“Ndryshimi në Kushtetutë nuk është i lehtë në asnjë vend, por kërkon një debat të gjerë dhe të vështirë në vend- deklaroi Zaev para samitit-Një marrëveshje ndërkombëtare e miratuar nga opozita dhe e verifikuar nga një referendum popullor do të ishte garancia më e fortë për qëndrueshmërinë e një zgjidhjeje.
Maqedonia po përballet gjithashtu me tensione të mëdha gjeopolitike, për shkak të përpjekjeve të Rusisë për të nxitur urrejtjen mes pakicave etnike të vendit në mënyrë që të mbajë peng zgjerimin perëndimor në rajon. Nacionalizmi dhe kërcënimet që vijnë si pasojë e tij kanë mbajtur peng Maqedoninë për vite të tëra, për shkak se shpresa për një të ardhme në BE dhe NATO-s kishte humbur në një rrugë pa krye.
Por perspektivat BE-së dhe NATO-s janë ngjitësja që sigurojnë stabilitetin mes maqedonasve dhe shqiptare.
Burimet: “Euobserver”, “Bussines Times”, “Stuttgarter Zeitung”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.