Drejtësia

Shkodër/ Goditen grupe që shisnin drogë në shkolla,13 të arrestuar

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Shkolla të Pastra”, duke goditur disa grupe që dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike në doza, kryesisht pranë shkollave dhe në ambiente të tjera publike të qytetit.

13 persona janë arrestuar ndërsa 3 prej tyre janë me precedent kriminal për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Policia ka sekuestruar 1 kilogram e 670 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, një pjesë e saj e ndarë në doza, 2 automjete, 14 celularë, 3 peshore elektronike dhe qese farmaceutike për paketimin e lëndës narkotike në doza.

Konkretisht janë arrestuar F. G., 39 vjeç, I. T., 35 vjeç, S. K., 25 vjeç, L. M., 18 vjeç, të katërt banues në Shkodër dhe me precedent kriminal për prodhim dhe shitje të narkotikëve;

Q. G., 36 vjeç, M. P., 21 vjeç, L. D., 28 vjeç, E. M., 20 vjeç, E. F., 21 vjeç, E. F., 23 vjeç, Gj. K., 21 vjeç dhe M. Gj., 18 vjeç, të gjithë banues në Shkodër;

A. S., 21 vjeç, banues në Malësi të Madhe.

Nga hetimet dyshohet se këta persona, të organizuar në disa grupe, shitnin lëndë narkotike në doza, pranë shkollave dhe në ambiente të tjera publike në qytetin e Shkodrës.

“Gjatë kontrolleve në banesat e të arrestuarve, shërbimet e Policisë gjetën 1 kilogram e 670 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, një pjesë e saj të ndarë në doza dhe të ambalazhuar në qese farmaceutike, 3 peshore elektronike dhe qese farmaceutike për ndarjen dhe paketimin e lëndës narkotike në doza. Këto sende u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 2 automjete dhe 14 celularë, që dyshohet se janë përdorur për këtë veprimtari kriminale”, thuhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë