Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita, tha në Konferencën e 42-të të Shoqatës së Ish-studentëve Evropianë të Akademisë Kombëtare të FBI-së, që zhvillohet në Tiranë u ndal te bashkëpunimi mes agjencive ligjzbatuese përballë rrjeteve kriminale që veprojnë në disa shtete, përdorin teknologjinë dhe lëvizin para e njerëz përtej kufijve duke thënë se krimi i organizuar ka kapërcyer kufijtë, ndaj edhe partneriteti mes agjensive ligjzbatuese duhet t’i kapërcejë ata.
“Rrjetet kriminale veprojnë përtej kufijve, përdorin teknologjinë, lëvizin paratë dhe njerëzit nga një shtet në tjetrin dhe përshtaten me shpejtësi ndaj çdo mekanizmi të kontrollit. Prandaj, përgjigjja jonë duhet të jetë po aq globale. Krimi i organizuar ka kapërcyer kufijtë, ndaj edhe partneriteti ynë duhet t’i kapërcejë ata. Nuk mund ta përballojmë këtë kërcënim të vetëm. Duhet të ndajmë informacionin, ekspertizën dhe përgjegjësinë, për të ndërtuar një përgjigje të përbashkët dhe për të krijuar një mjedis më të sigurt”, tha Hita.
Hita tha se pavarësisht se mund të kemi sisteme, përvoja dhe mënyra organizimi të ndryshme, përballë krimit të organizuar “kemi një sfidë dhe përgjegjësi të përbashkët, sepse krimi nuk respekton kufijtë, ndërsa siguria duhet t’i kapërcejë ata”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje