Bota

Ministrja franceze: NATO nuk është krijuar për operacione në Ngushticën e Hormuzit

Alice Rufo, ministre e deleguar për ushtrinë në Francë foli mbi vështirësitë që aleanca e NATO-s mund të haste në një ndërhyrje ushtarake në Hormuz.

“Më lejoni t’ju kujtoj se çfarë është NATO. Është një aleancë ushtarake e përqendruar në sigurinë e rajonit euro-atlantik. Nuk është krijuar për të kryer operacione në Gjirin e Hormuzit, gjë që do të përbënte shkelje të së drejtës ndërkombëtare,” tha Rufo në Paris.

Më herët u raportua se Presidenti Donald Trump ka thënë se po shqyrton mundësinë e tërheqjes së SHBA-ve nga NATO.

Në një intervistë për gazetën britanike “The Telegraph”, lideri i Shtëpisë së Bardhë e cilësoi aleancën euro-atlantike si një “tigër prej letre”, duke shtuar se tërheqja e Amerikës nga aleanca është  “përtej çdo rishqyrtimi”.

“Nuk u ndikova kurrë nga NATO. Gjithmonë e dija që ata ishin një tigër letre, dhe Putini e di këtë edhe vetë”, deklaroi lideri amerikan, kur u pyet nëse do ta rishqyrtonte anëtarësimin e SHBA-së në aleancë pas konfliktit të nisur në Iran.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë