Nga Gazeta Si- Shoqatat e transportit publik paralajmërojnë se për shkak të rritjes së çmimit të naftës, linjat e transportit qytetas dhe ndërqytetës do të pësojnë ndryshime që do të prekin drejtpërdrejt qytetarët.
“Shteti duhet të ndërhyjë, të ulë taksat, ose të rrisë çmimin e biletës, ose të kompensojë operatorët”, tha Kostandin Foni, nga Shoqata e Transportit Urban.
Sipas tij, në pamundësi për të blerë karburant, do të pakësohet numri i autobusëve në qarkullim, çka do të thotë më shumë vonesa në transport. Gjithashtu është menduar edhe rritja e çmimit të biletave.
“Ne kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve. Në rast se reduktohet flota, kjo vjen nga mosreagimi i institucioneve”, thanë përfaqësues të shoqatave.
“Megjithatë, theksojmë se operatorët nuk synojnë reduktimin e shërbimit apo rritjen e çmimit të biletës, por vijueshmërinë dhe cilësinë e tij. Në kushtet aktuale, kjo bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’u garantuar pa mbështetje institucionale”, thuhet në reagim.
Shoqatat e transportit kërkojnë nga qeveria heqjen e TVSH-së për transportin publik, rishikimin të barrës fiskale mbi karburantin dhe aplikimin e subvencioneve në mënyrë që të mos rrisin çmimin e biletave.
“Transporti publik operon në kushte tarifash të rregulluara ligjërisht dhe me mundësi të kufizuara për të përballuar ndryshime të menjëhershme të kostove. Kështu, rritja e çmimit të naftës nga rreth 145 lekë/litër përpara krizave të fundit, në rreth 214 lekë/litër aktualisht, pra një rritje prej afërsisht 70 lekë për litër, ka sjellë një shtim të konsiderueshëm të shpenzimeve operative për operatorët”, thuhet në reagimin e përfaqësuesve të shoqatave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje