Ushqim

Britania shton përbërës në ‘Cacio e pepe’, tërbohen italianët

Italianët kanë reaguar të tërbuar pasi faqja e njohur e internetit ‘UK Good Food’ publikoi një recetë për një pjatë tradicionale romake që nuk përfshinte përbërësit e saktë origjinalë dhe dukej se e nënvlerësonte atë si një ushqim të shpejtë.

Pasta ‘cacio e pepe’ është një pjatë romake, e njohur për thjeshtësinë, por çuditërisht sfiduese për t’u përgatitur, kështu që përshkrimi i Good Food për të si diçka që mund të përgatitet shpejt për “një drekë të shpejtë” i acaroi shumë njerëz.

Receta gjithashtu renditi katër përbërës – spageti, piper i zi, parmixhano dhe gjalpë dhe sugjeroi krem djathi si një opsion, kur duhet të ketë vetëm tre: spageti, piper i zi dhe djathë pecorino.

I tillë ishte zemërimi saqë një shoqatë që përfaqësonte restorantet në Itali e ngriti çështjen me ambasadën britanike në Romë.

‘Fiepet Confesercenti’ tha se ishte “e habitur” që pa recetën në një faqe kaq të respektuar britanike për ushqimin. Presidenti i saj Claudio Pica tha se kanë dërguar një letër ankese drejtuar pronarit të ëebit dhe ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar Edëard Lleëellyn.

“Kjo pjatë ikonike, tradicionalisht nga Roma dhe rajoni i Lacios, ka qenë një element kryesor i kuzhinës italiane për vite me radhë, aq sa është replikuar edhe përtej kufijve të Italisë”, thotë Pica.

Ai u pendua që kundërshtoi faqen britanike, por sqaroi se “receta origjinale për ‘cacio e pepe’ përjashton parmixhano dhe gjalpin.

“Nuk ka katër përbërës, por tre: makarona, piper dhe pecorino”.

Zhurma është mbuluar gjerësisht në median italiane, me një gazetar në transmetuesin publik RAI që tha: “Një gabim kaq i rëndë. Sugjerimi për të shtuar pak krem më bëri të dridhesha.”

Ndërsa disa shefa kuzhine mund të eksperimentojnë me pjatën, shqetësimi kryesor është se faqja e internetit i ka mashtruar lexuesit duke e paraqitur versionin e saj si origjinalin.

Italianët shpesh vihen në lojë nga të huajt për interpretimin e tyre të recetave, por indinjata në këtë rast ka të bëjë me diçka më të thellë: ndërhyrjen në traditë.

Maurizio dhe Loredana drejtojnë një hotel në Romën qendrore, që ka qenë biznesi i familjes së tyre për katër breza.

“Mund të bësh të gjitha variacionet në botë, por nuk mund të përdorësh emrin origjinal italian për to,” tha Maurizio.

“Nuk mund të thuash se është ‘cacio e pepe’ nëse i vendos gjalpë, vaj dhe krem. Pastaj bëhet diçka tjetër.”

Ai shtoi: “Duhet t’i japësh Cezarit atë që është e Cezarit!”

Giorgio Eramo drejton një restorant me makarona të freskëta pranë sheshit të Shën Pjetrit, duke shërbyer ‘cacio e pepe’ dhe pjata të tjera tradicionale me makarona.

“Është e tmerrshme. Nuk është ‘cacio e pepe’… Ajo që botoi Good Food, me gjalpë dhe djathë parmixhano, quhet ‘makarona Alfredo’. “Është një lloj tjetër makaronash”, tha ai.

Italianët shpesh zemërohen kur të huajt ua ndryshojnë recetat e ushqimit, pica me ananas, kapuçino pas mesditës ose karbonara me krem, për shembull.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë