Hormonet janë përçues të trupit – një grup “pas skene” që ndikojnë në pothuajse çdo gjë nga niveli i energjisë tek oreksi.
Lëkura, po ashtu, preket nga “tekat” e këtyre mesazherëve kimikë (aknet e papritura po paralajmërojnë të bësh gati tamponët). Përgjithësisht, kjo lidhje është gjë e mirë. “Hormonet stimulojnë gjendrat e vajit dhe folikulat për të zbutur lëkurën dhe për të rritur qimet. Janë të rëndësishme për shëndetin e lëkurës.”, thotë Jessie Cheung, dermatologe.
Por gjërat mund të dalin jashtë kontrolli, pasi lëkura është e mbushur me receptorë që reagojnë ndaj ndryshimeve duke shkaktuar akne, rrudha etj. Puberteti është hera e parë që ne e kuptojmë këtë, por ulje-ngritjet vazhdojnë edhe në moshë të rritur. Lajmi i mirë? Ka disa zgjidhje.
Ndryshimi i madh: Shtatzënia
Në trimestrin e parë, përballesh me një rritje të progesteronit, që e përgatit mitrën tënde për një foshnje. “Progesteroni rrit prodhimin e vajit dhe shanset për akne”, shpjegon Melissa K. Levin, dermatologe.
Sidoqoftë, përgjigja mund të jetë e paparashikueshme, kjo është arsyeja pse ju mund të jeni në gjendje të keqe, ndërsa shoqja juaj shtatzënë po rrezaton. Estrogjeni gjithashtu rritet gjatë shtatzënisë dhe i kombinuar me progesteronin mund të kontribuojë në formimin e melasmës, e cila shfaqet si njolla ose njolla kafe të errëta.
Si ta trajtoni?
Opsionet e trajtimit janë të limituara pasi shumë përbërës që luftojnë aknet, si retinoidet, acidi salicilik etj nuk ju lejohet t’i përdorni. Por ju mund të përdorni acidin azelaik që ndihmon dhe me aknet dhe me njollat. Klindamicina është po ashtu e sigurtë për përdorim. Melasma shkaktohet edhe nga dielli, kështu që përdorni shumë SPF.
Ndryshim i madh: Ngjarjet madhore në jetë
Streset e jashtme, si divorci, shpërngulja apo vetë pandemia, nxisin një efekt domino në trup që ndikon në ndryshimin e hormoneve, thotë dr.Levin. “Rritja e stresit kronik shton androgjenët si testosteroi, që stimulon prodhimin e vajit që bllokon poret”, shpjegon ajo.
Si ta trajtoni?
Retinoidet, përfshirë retinolin dhe retinoidet me recetë, janë standardi i artë për aknet. “Ndihmojnë në përshpjetimin e qarkullimit të qelizave të lëkurës duke minimizuar dhe ndaluar bllokimet e poreve”, thotë dr.Levin. Disa lloje retinoidesh, si adapalene, janë edhe anti-inflamatore dhe ndihmojnë në trajtimin e shenjave që lënë pas aknet”.
Ajo rekomandon kombinimin e tyre me agjentë antibakterialë si peroksidi benzoil (i cili vret bakteret që shkaktojnë puçrra fytyre) ose eksfoliantët e butë si acidi salicilik, për të mbajtur qelizat e vdekura të lëkurës që të mos ngjiten së bashku dhe potencialisht të formojnë bllokime. Medikamentet orale janë gjithashtu një opsion. Spironolactone është një lloj i famshëm; ai rregullon ndjeshmërinë ndaj testosteronit në lëkurë duke ulur sasinë e një lloji specifik të testosteronit, thotë Dr. Levin. Dhe, sigurisht, zakonet e mira të trajtimit të stresit, si gjumi i mjaftueshëm dhe stërvitja rregullisht, do të ndihmojnë gjithashtu.
Ndryshim i madh: Perimenopauaza
Kjo është periudha e tranzicionit para se të arrish në menopauz, kur zyrtarisht estrogjeni dhe progesteroni ndalojnë. “Kjo shkakton tharje dhe krijon vijëzime në lëkurë”, shpjegon Levin.
Si ta trajtoni?
Celësi është hidratimi me glicerinë apo acid hialuronik. Për rrudhat mund të përdorni retinoide që stimulojnë kolagjenin dhe estrogjenin.
Ndryshim i madh: Përfundimi i ciklit
Pas menopauzës përballesh me rënie të kolagjenit dhe mund të shkaktojë rudha më të thella dhe lëkurë të varur, por nuk ka më shanse për të pasur akne.
Si ta trajtoni?
Mund të përdorni produkte që përmbajnë peptide, pasi ndikojnë në një rritje të kolagjenit. Antioksidantët ndihmojnë gjithashtu në riparimin e dëmit dhe në prodhimin e kolagjenit. Kjo është një periudhë e mirë për të përdorur edhe trajtimet me laser, radiofrekuencë apo mikroneedle./Women’sHealth
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.