Politike

Buxheti 2025 / Rama: Do të kenë mbështetje 164 mijë persona me aftësi të kufizuara

Nga Gazeta 'Si'- Kryeministri Edi Rama deklaroi se 164 mijë persona me aftësi të kufizuara në Shqipëri do të kenë mbështetje në buxhetin e vitit 2025.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai shkruan se përveç ndihmës ekonomike, këta persona do të kenë edhe mbështetje për përfshirjen sociale dhe akses në shërbime të specializuara.

"Programi i Mbrojtjes Sociale synon të përmirësojë cilësinë e jetës për këta qytetarë, duke u ofruar jo vetëm ndihmë ekonomike, por edhe mbështetje për përfshirjen sociale dhe akses në shërbime të specializuara

Punojmë për një Shqipëri me më shumë dinjitet e humanizëm”, shkruan Rama në postimin e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë