Ne rrjet

Çfarë do të bëjë Irani, sulm apo ulje të tensionit? Në Teheran ka një përplasje mes linjës së ashpër dhe të moderuar të regjimit

Pas vrasjes së liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, intransigjentët dhe të moderuarit përballen me njëri-tjetrin. Ali Khamenei duket se nuk dëshiron luftë

Gazeta Si- Kur u përhap lajmi për vrasjen e Hassan Nasrallah, Ali Khamenei thirri besnikët e tij një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Lartë të Sigurimit. Urdhri: të gjithë në shtëpinë e Ajatollahut, në “Rrugën Azerbajxhan”, në qendër të Teheranit.

Ka zëra që flasin për një një lider të vuajtur, i tronditur nga lajmi i vdekjes së liderit të Hezbollahut, i cili për Khamenein ishte pothuajse si një djalë.

“Dhe tani si duhet t'i përgjigjemi ne një poshtërimi tjetër nga Netanjahu?”, pyetën veten nga rezidenca gjigante Beit-e Rahbari, ku jeton dhe vepron Ajatollahu.

Në ato dhoma, thyerja që ndan qartë regjimin shiit mes intransigjentëve dhe "reformistëve", duhet të ketë qenë thuajse e dukshme. Gazeta “New York Times” raportoi historinë e atyre momenteve, duke cituar dëshmitë e disa zyrtarëve.

Ultra-konservatorët, të udhëhequr nga ish-kandidati presidencial, Saeed Jalili, shumë i frikshëm, janë të bindur se sulmit izraelit duhet t'i përgjigjemi ashpër nga krenaria dhe sepse "armiku sionist" nuk do të ndalet në Bejrut, por do të arrijë deri si Teheran.

Ndërsa “të moderuarit”, me në krye presidentin e ri Masoud Pezeshkian, në fshehtësinë e pallateve ku ndodhet, po bëjnë presion për një de-përshkallëzimin, sepse një luftë frontale kundër Izraelit do ta shembte vendin islamik tashmë në krizë.

Dy shpirtrat e pushtetit kanë ekzistuar gjithmonë, por muajt e fundit përplasjet e brendshme janë përkeqësuar dhe tashmë kanë arritur kulmin.

“Jo vetëm që ka luftë midis të moderuarve - të cilët nuk janë kurrë të moderuar në një regjim - dhe intransigjentëve. Por në mesin e këtyre të fundit ka një thyerje të mëtejshme midis brezit të vjetër dhe atij të ri”, komenton Saeid Golkar, profesor ekspert në Lindjen e Mesme.

Ai shpjegon se kjo thyerje, për shembull, është evidente te Pasdaran-ët (Garda Revolucionare): të rinjtë akuzojnë të moshuarit për korrupsion dhe pabesi, dhe sot kërkojnë dhe shtyjnë që Khamenei të zgjedhë rrugën e konfliktit.

I takon kardiokirurgut, “reformistit” Pezeshkian të zgjedhur pas vdekjes në një aksident ajror të ish-presidentit, “kasapit”, Ebrahim Raisi, të gjejë ekuilibrin me ultrakonservatorët.

Dhe kështu, pas bastisjeve të fundit të ushtrisë izraelite edhe në Jemen, mbi aleatët e lartë të Boshtit të Rezistencës, presidenti, për të mos u dukur pa zë, përsërit se Libani duhet mbështetur.

“Luftëtarët libanezë nuk duhet të lihen vetëm në këtë betejë, në mënyrë që regjimi sionist të mos sulmojë vendet e Boshtit të Rezistencës njëri pas tjetrit”. 

“Kukulla e regjimit”, për aktivistët, njeriu që mund të dialogonte me Perëndimin, për optimistët: Pezeshkian - sapo u kthye nga Kombet e Bashkuara ku përdori terma "pajtues" dhe "të hapur" - pavarësisht se ka mbështetjen e liderit suprem, në Iran akuzohet nga më radikalët për qëndrim shumë të butë dhe për poshtërimin e teokracisë.

"Khamenei vendosi një "të moderuar" në qeveri, sepse ai duhet të arrijë një marrëveshje të re për energjinë bërthamore sa më shpejt të jetë e mundur.

Sanksionet e kanë shkatërruar ekonominë. Gjetja e marrëveshjes nuk është një objektiv i thjeshtë për momentin”, vijon Golakar.

Nëse do të mundej, Khamenei do të hakmerrej sot për Nasrallahun e tij të preferuar, “por ai është një njeri strategjik. Epërsia e qartë ushtarake dhe e inteligjencës e Netanjahut është e qartë. Nuk është rastësi që ai ende nuk i është përgjigjur vrasjes së liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran. Ai mund të mos reagojë as këtë herë dhe thjesht të vazhdojë të kërcënojë. Mund të përgjigjet me një lëshim rakete siç bëri në prill, ose duke planifikuar ndonjë vrasje ose sulm në mbarë botën”, komentoi Paul Salem nga Instituti i Lindjes së Mesme për "Corriere della Sera".

Ajatollahu nuk donte kurrë të shkonte në luftë. Ai përdori aleatët e tij në rajon - duke filluar me Hezbollahun, një milici shumë besnike shiite që garantonte mbijetesën e saj - për të lodhur dhe dobësuar Izraelin, por ai e llogariti gabimisht: nuk e priste këtë ndryshim të ritmit.

Me 90% të Hamasit jashtë veprimit dhe Partisë Libaneze të Zotit me eliminimin e liderit të saj, Republika Islamike mbeti e ekspozuar. 

Dhe siç ndodh gjithmonë kur bëhet fjalë për Iranin, disa janë të bindur se ajatollahët tashmë po mendojnë për zhvillimin e një pengese bërthamore.

“Mbreti është lakuriq”, shkruajnë ndërkohë aktivistët. “Unë nuk mendoj se Ali Khamenei mund të përfundojë si Nasrallah, sepse është një gjë të vrasësh një udhëheqës milicie, tjetër gjë të vrasësh një diktator të një shteti. Por do të shohim”, përfundon Salem.

Ndërkohë, lideri suprem është fshehur prej tre ditësh në një vend të sigurt, thonë disa, në një bunker, ndoshta në Mashhad.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë