Nga Gazeta 'SI' - Raporti i fundit i Agjencisë Europiane të Mjedisit vlerëson ujërat shqiptare si “të shkëlqyera”, ose të paktën 41.2% prej tyre.
37% e ujërave janë “të mirë” dhe pjesa tjetër “të pranueshme”.
Agjencia shpjegon se matja e standardit të ujit vlerësohet nëpërmjet dy parametrave mikrobiologjikë, të cilat Shqipëria i përmbush në 85% të hapësirës me ujëra larës.
Por ndonëse ujërat e Shqipërisë vlerësohen të pastër dhe të sigurtë, në një krahasim me shifrat e 2020-s, cilësia e tyre ka ardhur në përkeqësim. Në raportin e para 4 viteve, 77% e ujërave vlerësohej “e shkëlqyer” dhe vetëm 4.2% ishin me cilësi “të dobët”.
Bregdeti në Vlorë, Liqeni i Ohrit në Pogradec dhe Gjiri i Midhjeve në Sarandë janë renditur si zonat me cilësinë më të dobët të ujërave. Ndërkohë Ksamili, Shëngjini dhe pjesërisht vija bregdetare në Durrës, konsiderohen me ujëra të një cilësie të mirë.
Agjencia Europiane e Mjedisit ka përdorur 1.071 monstra për të vlerësuar cilësinë e 119 ujërave larës në Shqipëri, përkatësisht të atyre në 113 zona bregdetare dhe të 6 lumenjve e liqeneve.
Nga Atlantiku në Mesdhe, pjesa më e madhe e ujërave larës janë në gjendje të mirë. Larja është e sigurt në 85% të ujërave në Europë thotë raporti. Në tërësi, uji në brigje detare është i në një niveli më të mirë se sa uji në lumenj e liqene.
Përveç ndryshimeve klimatike, reshjet e shpeshta mund të ndikojnë po ashtu në prishjen e cilësisë së ujërave larëse thotë raporti, duke rrezikuar qytetarët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.