Politike

PS nuk e dorëzon Xhaçkën në Kushtetuese, Çuçi ‘leksion’ gjyqtarëve: Askush s’më detyron si votoj, as juve! Ma thotë Kushtetuta   

Pak kohë më parë gjykata Kushtetuese i beri të qartë Partisë Socialiste se kjo e fundit ishte e detyruar të conte për shqyrtim mandatin e deputetes Olta Xhaçka. Kryetarja e gjykatës Kushtetuese madje specifikoi se askush nuk është mbi ligjin e për pasojë as deputetët. Por ndryshe e interpreton kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Bledi Çuçi, i cili në fund të këtij sesioni ka përcjellë një panoramë të punës parlamentare dhe jo vetëm të grupit të PS-së.

Sipas  Çuçit nuk ishte PS-ja, por Kushtetuesja që po krijonte një norme të re kushtetuese duke imponuar votën e deputetit. Edhe posë i sigurtë, Çuçi në snën tjetër thotë se është krijuar paqartësi dhe se për këtë arsye do kërkojnë opinionin e Venecias   

Kreu i Grupit të PS tha se për këtë paqartësi do të kërkojnë opinionin e Komisionit të Venecias.

‘Kuvendi as nuk e diskutoi këtë vendim. Por i shfuqizoi të dy vendimet. Është krijuar një paqartësi në lidhje me faktin nëse do të duhet një deputet apo të gjithë deputetët duhet të votojnë në një formë të caktuar të detyruar jo nga vullneti i detyruar nga zgjedhësi apo nga GJK. Ky është një vendim që s’ka gjetur zgjidhje nga trajtimi i GJK. Ka tentuar të krijojë një normë të re kushtetuese pasi nuk ja lejon vetë Kushtetuta. GJK verifikon normat ekzistuese nëse janë apo jo në përputhje me Kushtetutën. Fakti që një vendim i caktuar vjen për tu miratuar në parlament, vullneti është sovran i deputetit. Kushtetuta njeh në mënyrë absolute pavarësinë e deputetit për të votuar në një formë që ai e gjykon. Deputeti nuk mban as përgjegjësi për votën e tij, thotë Kushtetuta”, tha Çuçi.

“Në asnjë rast nuk mund ti imponosh deputetit mënyrën si duhet të votojë. Ne kemi vendosur ta zgjidhim këtë ngërç që ti kërkojmë opinion Komisionit të Venecias. Mundet një institucion tjetër parlamentar qoftë kjo GJK për mënyrën si duhet të votojë. Janë 140 deputetë të pavarur në vullnetin e tyre për të votuar. Vetë GJK me 9 anëtar ka 3 mendime të ndryshme. Si mund të imponohet një parlament që të votojë në një formë të caktuar nga një institucion që nuk është brenda kuvendit. Ne do ti kërkojmë opinion Komisionit të Venecias.

Kjo gjë do të merrte zgjidhje. GJK e ka pasur zgjidhjen ta adresonte interesin publik nëse duhet ta mbaj mandatin ose jo Xhaçka, që të merrte një vendim përfundimtar. Ka bërë hetimin gjyqësor për këtë çështje e ka ezauruar dhe në vend fare s’ka dalë me një vendim por ka dalë me një vendim pushimi. Përgjigja ime është kjo ne duhet të marrim një opinion pasi ka konflikt kushtetues në këtë pikë. Mua Kushtetuta me thotë se jam i pavarur me votën time”, sqaroi ai

A është vendim politik për ta mbrojtur Xhaçkën? A krijon precedent të rrezikshëm

“Gjykata Kushtetuese ka të drejtën të shfuqizojë çdo ligj çdo nen të ligjit që është në kundërshtim me ligjin. Nuk krijon norma të reja juridike dhe aq më tepër norma kushtetuese. Po të lexosh vendimin e pakicës e kundërshtojnë vet arsyetimin që kanë bërë vetë kolegët e tyre. Ka 3 arsyetime, të tria arsyetime kushtetuese. Në lidhje me dispozitivin, që ne mos ta kemi zbatuar. Thotë GJK shfuqizohet ky nen nuk është më në fuqi. Kur vjen puna te interperimi është çështje tjetër. si do të ma zhbësh nenin kur më thotë je i pavarur dhe nuk mban përgjegjësinë për votën tënde.

Është një nen që nuk është interpretuar nga GJK. Nuk ka një vendim politik, ka një thirrje për të votuar si deputet. Vjen një projekt për të votuar si deputet. Mos të kalohet në një marrëdhënia kuazi perverse. Janë mekanizëm që i jep opozitës që të adresojë interesin publik në GJK. S’kemi frikë, jam i pavarur si votoj.’- tha Çuçi.

Më 10 korrik Gjykata Kushtetuese vendosi që mandati i Olta Xhaçkës duhet të shqyrtohet pa vonesa në Gjykatën Kushtetuese dhe deputetët janë të detyruar ta dërgojnë atë sa më shpejt.

Çështja e mandatit të deputetes Olta Xhaçka është në Kuvend prej më shumë se dy vitesh, që prej qershorit të 2022-shit, kur një grup deputetësh opozitarë kërkuan shqyrtim në Kushtetuese për shkak të një licence të marrë nga bashkëshorti i saj Artan Gaçi si investitor strategjik. Këtë konflikt interesi të pretenduar vetë Xhaçka e ka kundërshtuar.

Kërkesa e parë e opozitarëve u rrëzua nga Kuvendi, përmes një vendimi të cilin Kushtetuesja e rrëzoi, ndërsa ripërsëritjen e kërkesës mazhoranca socialiste e rrëzoi sërish. Me këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese pritet që mandati i Xhaçkës të shqyrtohet dhe votohet sërish në një seancë në Kuvend. Me 72 vota kundër të mazhorancës dhe 39 vota pro të opozitës, Kuvendi vendosi më 11 prill 2024 kundër dërgimit në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Vetë Xhaçka mohoi çdo akuzë, për përfitime të paligjshme apo konflikt interesi, ndërsa theksoi se bashkëshorti i saj ka vetëm status të investitorit të asistuar dhe jo atë të investitorit strategjik të veçantë


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë