Euro2024

Sfidën e tifozëve të grupit B në sheshe e tribuna e fitoi Shqipëria. Pse italianët janë gjithnjë në pakicë

Nuk pati asnjë garë në tribuna kundër kombëtares shqiptare në Euro 2024, ashtu siç ndodhi në sfidën ndaj Kroacisë në Leipzig. Pavarësisht se “axurrët” janë një komunitet i madh në Gjermani, dallohej diferenca me kuqezinjtë dhe kroatët

Gazeta Si- Pse tifozët italianë ishin gjithmonë në pakicë? Edhe në Leipzig ndaj Kroacisë, si në Dortmund ndaj Shqipërisë, flamujt “axurr” ishin dukshëm në minorancë në stadium dhe në sheshet e qytetit përpara ndeshjes. Shqiptarët ishin gati pesëdhjetë mijë në “Westfalenstadion” të Dortmundit, kroatët 25 mijë në stadiumin e Leipzig.

Ndërsa italianët, pasi është ezauruar kuota 20 për qind e kapacitetit të biletave që i takon çdo federate, humbën sfidën e kuponëve neutralë, të cilët përfundojnë në duart e kundërshtarit. Në fakt, tifozët “axurrë” ndaj Kroacisë ishin rreth dhjetë mijë, pak më shumë se në sfidën ndaj Shqipërisë.

Proporcioni me mbështetjen spanjolle ishte pak më i mirë, ai i një kombëtareje tjetër që nuk është mësuar me ndjekje masive.

Skocezët, anglezët, serbët, si dhe shqiptarët, pastaj holandezët dhe turqit (më të shumtët, pasqyrim i komunitetit më të madh të huaj në Gjermani), por edhe disi çuditërisht, portugezët: pothuajse të gjithë i kalojnë tifozët “Made in Italy” në aspektin sasior, por shpeshherë edhe si cilësi në mbështetje e brohorima, sa i takon organizimit dhe mënyrës se si bien në sy.

Emigrantët e shumtë italianë me fëmijët dhe nipërit e tyre nuk mjaftojnë për të ulur diferencën, siç ishte rasti tetëmbëdhjetë vjet më parë kur fituan Kupën e Botës. Italianët udhëtojnë më pak për kombëtaren, duke iu përkushtuar më shumë klubeve që mbështesin.

E nëse vendosin të shpërngulen, atëherë nuk i gjejnë dot më biletat: shqiptarët dhe kroatët, që presin – me pritshmëri të ndryshme – kombëtaren e tyre, i kanë “pluhurosur” menjëherë italianët, pavarësisht nëse jetojnë apo jo jashtë vendit.

Por ka dhe raste për t’u vlerësuar. Për ta, Kampionati Evropian është një ngjarje, në disa raste i papërsëritshëm: mijëra gjeorgjianë kanë udhëtuar nga Tblisi për turneun e parë të Gjeorgjisë në Europë.

Të tjerë, si çekë, polakë, austriakë, përfituan nga afërsia me qytetet gjermane. Tani që Italia u kualifikua, mbështetja e tifozëve do të jetë edhe më e rëndësishme dhe ekuilibri mund të ndryshojë. Sepse faktori i entuziazmit në fund është ai që bën diferencën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë