Nga Franca në Gjermani, nga Italia në Greqi: traktorët e fermerëve të Europës vazhdojnë lëvizjen.
Protestat agrikulturore janë aq të vjetra sa BE-ja vetë dhe fermerët që bllokojnë rrugët me traktorë dhe prodhime janë një lob i fuqishëm. Subvencionet për fermerët, rreth 50 mld euro, përbëjnë pothuajse 1/3 e buxhetit të BE-së. Por asnjëherë nuk janë dëshmuar demonstrata paralele në të gjithë bllokun. Politikbërësit përballen me një dilemë të vështirë - t’i nënshtrohen kërkesave të fermerëve, ose t’i krijojnë hapësirë të djathtëve për të përfituar mbi ‘zinë’ e fermerëve.
Disa sektorë të tjerë thonë se fermerët janë përkëdhelur nga BE. Por në shumicën e rasteve, të merresh me bujqësi ka shumë risqe dhe pak fitime. Fermerët thonë se vitet e fundit se inflacioni dhe lufta në ukrainë ka rritur kostot e prodhimit dhe financimit.
Fitimi margjinal është tkurrur, me shitësit që tentojnë të mbajnë çmimet e ulëta përshkak të krizës së kostove të jetesës. Ata ankohen dhe se po dëmtohen nga importet, sidomos ato ukrainase, për të cilat BE-ja hapi dyert pas luftës.
Ngaqë agrikultura është prodhuese e gazeve serrë, deri në 10%, ajo po goditet dhe nga politikat e klimës.
Strategjia “Nga ferma në pirun” që synon reduktimin e pesticideve dhe kimikateve në praktikën e fermerëve, kundërshtohet nga ata. Paratë shtesë që jep BE-ja nuk i mbulon kostot e tyre dhe burokracia që vjen me to, është shumë e mundimshme.
Lobistët e bujqësisë kanë arritur një moment të ndikimit të madh – nga ku partitë e ekstremit të djathtë pritet të nxjerrin fitime të mëdha nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Politikanët e djathtë janë bërë të aftë në shfrytëzimin e reagimeve kundër kostove të tranzicionit të gjelbër, veçanërisht në mesin e popullsisë rurale. Partitë e qendrës së djathtë janë të kujdesshme për t'u mos u anashkaluar.)
BE-së i është dashur disa herë të kthejë disa reforma, përfshirë një ligj që synonte ringjalljen e biodiversitetit në disa zona.
Një pakt tregtar i lavdëruar prej kohësh me vendet latine ka mbetur e ngrirë. Brukseli ka thënë se do të përpiqet të adresojë çështjet me rëndësi për fermerët, duke përfshirë luhatjet e çmimeve dhe barrën burokratike në një takim të ministrave të bujqësisë më 26 shkurt. Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen po pret "dialog strategjik" me industrinë.
Ashtu si me pjesët e tjera të tranzicionit të gjelbër, Brukseli dhe shtetet e BE-së duhet të gjejnë mënyra për të qëndruar të patundur ndaj qëllimeve të përgjithshme duke kompensuar ndikimin në grupet më të cenueshme – duke marrë masa me kalimin e kohës, duke përjashtuar fermat më të vogla ose duke ofruar mbështetje të mirëtargetuar.
Duke pasur parasysh rëndësinë e sigurisë ushqimore, për më tepër, nevojitet një debat më i gjerë se ku në zinxhirin e furnizimit duhet të bien kostot e gjelbërimit: mbi fermerët, mbi taksapaguesit përmes subvencioneve edhe më të larta, apo mbi konsumatorët dhe industrinë ushqimore dhe me pakicë. Me rënien e numrit të fermave të BE-së, më shumë kapital privat ndoshta duhet të tërhiqet në bujqësi – siç po ndodh, për shembull, në SHBA – të cilat mund të investojnë në teknologji dhe të korrin ekonomi të shkallës.
Disa qeveri do të shqetësohen për zbrazjen e zonave rurale, duke rritur barrën mbi strehimin dhe shërbimet në qytete. Megjithatë, duke pasur parasysh vështirësinë për të siguruar jetesën nga bujqësia sot, kthimi i fermave në biznese më të qëndrueshme në pronësi të kompanive që mund të përballojnë investimet mund të ndihmojë vetëm për të mbajtur më shumë njerëz në tokë.
Burimi: FinancialTimes/ Përshtati: Gazetasi.al
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.