Ne rrjet

‘Detyra e sekretarit të NATO-s duhet t’i shkojë vendit që paguan më shumë për mbrojtjen’

Ministri i Jashtëm Letonez, Krišjānis Kariņš, i cili i është bashkuar garës për t'u bërë Sekretari i Përgjithshëm i ardhshëm i NATO-s, mendon se detyra duhet t'i shkojë dikujt nga një vend që ka fokus shpenzimet për  mbrojtjen.

Letonia po investon "rreth 2.4 për qind të PBB-së sonë në mbrojtje këtë vit, dhe ne po shkojmë deri në 3 për qind në tre vitet e ardhshme," tha Kariņš për podkastin Poëer Play të POLITICO.

‘Është e rëndësishme, mendoj unë, që çdo sekretar i përgjithshëm të jetë në gjendje të flasë me ata anëtarë që ende nuk po paguajnë shpenzimet për mbrojtjen"

Disa liderë evropianë kanë shprehur interes për të marrë postin e kreut të aleancës ushtarake pasi shefi aktual i NATO-s, Jens Stoltenberg, njoftoi se do të largohej në fund të mandatit të tij, i cili u zgjat deri në tetor.

Përveç Kariņš, në garë janë kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas, e cila mund të bëhet shefja e parë femër e aleancës, dhe kryeministri holandez në largim Mark Rutte kanë thënë gjithashtu se janë të interesuar për këtë punë.

Ndërsa Rutte konsiderohet të jetë kandidati kryesor, ai është përballur me kritika për dështimin e vendit të tij për të përmbushur objektivin e shpenzimeve të mbrojtjes të aleancës, që është 2% PBB të çdo vendi. Shpenzimet e Estonisë e kanë tejkaluar atë nivel që nga viti 2015, sipas NATO-s.

Letonia gjithashtu ka kontribuar më shumë se 2 për qind të PBB-së së saj në mbrojtje që nga viti 2018.

Përveç rolit të shefit të NATO-s, gara për postet e larta në Bashkimin Evropian ka filluar tashmë në Bruksel, pasi Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel njoftoi se do të kandidojë në zgjedhjet evropiane në qershor.

Nëse zgjidhet, Michel do të marrë detyrën në korrik, që do të thotë se liderët e BE-së do të duhet të nxitojnë nëpër ato që zakonisht janë negociata të gjata për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Përndryshe, ata rrezikojnë që kryeministri i Hungarisë Viktor Orbán – i cili ka lidhje të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin – të ndërhyjë për të kryesuar përkohësisht takimet midis liderëve të BE-së, ndërsa vendi i tij merr presidencën e radhës të Këshillit të BE-së më 1 korrik.

Kariņš tha se njoftimi i Michel e gjeti "pak në befasi" dhe shtoi se ishte "shumë e vështirë të imagjinohej se si mund të arrihet një marrëveshje përpara zgjedhjeve".

Nëse ai nuk e merr vendin e punës në NATO, Kariņš – i cili është një ish-anëtar i Parlamentit Evropian – tha se nuk do të përjashtonte mundësinë e kthimit në kryeqytetin evropian. Edhe pse ai do të kërkonte ta bënte këtë si komisioner i BE-së.

"Politika është një biznes i paqëndrueshëm ... sigurisht që nuk mund të mbyll asnjë derë sot," tha Kariņš.

Kush e di se çfarë sjell e nesërmja”, përfundoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë