Ajo ka kolltukë të thurur apo poltrona ngjyrë rozë dhe jeshile, ka karrige lëkundëse, ka kolltukë të vegjël pothuajse ngjitur me dyshemenë për t’u ulur apo edhe për t’u mbështetur kur jeni shtrirë, disa ndenjëse ovale prej palmash e bimësh kacavjerrëse, të varura që nga tavani dhe madje edhe një shtrat të varur.
Biblioteka “Gabriel Garcia Marquez” ka synimin që të mësojë lexuesit se si të qëndrojnë të qetë dhe të lirë kur lexojnë.
Një liri e madhërishme, që sigurisht i dha titullin si “Biblioteka më e mirë publike në botë”, që i dha Federata Ndërkombëtare e Shoqatave dhe Institucioneve të Bibliotekave (IFLA).
“Biblioteka është një mrekulli arkitekturore dhe funksionale që i ngjan një kështjelle librash”, thuhet në motivacion.
Në dhënien e çmimit, juria vlerësoi arkitekturën dhe qasjen inovative në inkurajimin e banorëve vendas për të përdorur burimin, ndërveprimin midis stafit dhe komunitetit lokal, fleksibilitetin e hapësirave dhe shërbimeve, përkushtimin për të mësuar dhe qëndrueshmërinë e ndërtesës.
“Ne e morëm çmimin pikërisht sepse zgjodhëm një model që e bën bibliotekën një zgjatim të shtëpisë, me kolltuqe dhe hapësira që ju ftojnë të ndiheni si në shtëpinë tuaj”, tha Neus Castellano, drejtor i bibliotekës.
Gjithçka është e vërtetë.
Biblioteka “Gabriel Garcia Marquez” është një vend kaq i bukur dhe mikpritës saqë dikush jo vetëm që do të dëshironte të qëndronte atje nga hapja në mbyllje, por nëse do të ishte e mundur edhe të banonte.
Biblioteka përmban më së shumti libra nga letërsia e Amerikës Latine.
Biblioteka, e quajtur sipas fituesit të çmimit Nobel për letërsinë kolumbiane, Gabriel García Márquez, u përurua vitin e kaluar në lagjen e njohur Sant Martí de Provençals.
Gabriel García Márquez është autori më i lexuar i Amerikës Latine dhe autori më i përkthyer.
Më 1982, u vlerësua me çmimin Nobel për Letërsinë. Ndër veprat e tij më të mëdha përmenden “Dashuri në kohërat e kolerës”, “Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar” dhe “Njëqind vjet vetmi”, e cila është përkthyer në shqip nga Robert Shvarc.
Veprat e Markezit në shqip i kanë përkthyer Ramiz Kelmendi, Veton Surroi, Aurel Plasari, Mira Meksi e Robert Shvarc.
Garcia Marquez vdiq më 17 prill 2014, në moshën 87-vjeçare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.