Filma

‘Rheingold’, historia e pabesueshme por e vërtetë e një krimineli të kthyer në reper

Filmi i ri artistik i Fatih Akin, regjisor gjerman i lindur nga prindër turq, ka mbërritur në kinema

Kur burgu mund të ofrojë një shans të dytë: kjo është historia e pabesueshme e Giwar Hajabit, një kriminel i vogël që u bë një tregtar i fuqishëm droge, i cili, pasi u arrestua, kuptoi se cila ishte rruga e tij e vërtetë në jetë.

I njohur me emrin e tij të artit Xatar, Hajabi ka nisur një jetë të dytë si reper i suksesshëm dhe jeta e tij rrëfehet në filmin “Rheingold”, film i publikuar tashmë në kinema.

I torturuar në një burg irakian, Xatar kujton se si e kaloi fëmijërinë e tij si kurd në kufirin me Irakun dhe arrestimin e mëvonshëm të prindërve të tij muzikantë. Pasi ngjitet në rangun e trafikut të drogës, ai planifikon një grabitje legjendare ari për të shlyer borxhet e tij ndaj kartelit.

Veprimtaritë e tij kriminale nuk kanë ndikuar asnjëherë në pasionin e tij për muzikën, veçanërisht për repin, i cili do të bëhet edhe profesioni i tij.

Një histori e pabesueshme, ajo e reperit kurd Xatar, i cili shkoi nga lufta në geto në majat e muzikës botërore, e rrëfyer nga Fatih Akin, një regjisor i lindur në Gjermani nga prindër turq, i cili shpesh ka drejtuar filma rreth temës së migrimit: ndër punët e tij më të mira mund të numërohen në këtë kuptim “Head-On” e vitit 2004 dhe “The Edge of Heaven” e vitit 2007.

Pasi demonstroi një aftësi të denjë për të treguar histori me këta filma, Akin ka rënë në një vorbull rezultatesh të këqija vitet e fundit, me filma thjesht të harruar si “In the Fade” dhe “The Golden Glove”. Falë “Rheingold” ai pjesërisht arrin të ngrihet sërish, duke firmosur një film artistik biografik interesant të aftë për të intriguar.

Zhanre të ndryshme

Historia e vërtetë e Xatar është mundësia që Akin të variojë mes zhanreve të ndryshme, të cilat përfundojnë duke u alternuar dhe përzier në një mënyrë mjaft të suksesshme: kalohet nga filmi biografik në thriller, duke arritur gjithashtu në kinemanë e luftës dhe muzikalin.
“Rheingold” të përfshin për historinë magjepsëse dhe për atë se si regjisori arrin të menaxhojë mirë përkohshmëritë e ndryshme, por në të njëjtën kohë vënia në skenë është jashtëzakonisht artificiale dhe Akin fokusohet në virtuozitetin padyshim të panevojshëm barok.

Mbetet një hap vendimtar përpara në krahasim me veprat më të fundit dhe nuk mungojnë sekuencat e rëndësishme, por dizajni i përgjithshëm të bind deri në një pikë dhe është një film që rrezikon të harrohet shpejt. /Il Sole 24 ore/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë