Ekonomia e zonës së euros është ngadalësuar, sipas një ankete biznesi.
Indeksi që mat aktivitetin në industri dhe shërbime, ra në nivelin më të ulët në 5 muaj, 50.3 pikë.
“Ky është ngadalësim i madh” thotë Carsten Brzeski, ekonomiste në bankën gjermane ING.
“Kjo tregon se parashikimet e BQE-së ishin më optimiste nga realiteti. Është e qartë se po shkojmë drejt një tremujori tjetër të dobët, me një flirt të mundshëm me recesionin përsëri.”
Banka Qendrore Europiane kishte parashikuar rritje të PBB-së në bllok.
“Nuk janë shifra të bukura”, tha Claus Vistesen, një ekonomist në grupin Pantheon, duke shtuar se shifrat ishin në përputhje me rritjen e eurozonës që mbeti e “mbytur” në tremujorin e dytë dhe të tretë të këtij viti.
Surpriza më e madhe në të dhënat ishte ngadalësimi i mprehtë në sektorin e shërbimeve, i cili ka qenë një nga fushat e pakta pozitive të ekonomisë së eurozonës për pjesën më të madhe të këtij viti.
Ngadalësimi ishte veçanërisht i mprehtë në Francë, ku nivelet e aktivitetit midis kompanive të shërbimeve u tkurrën për herë të parë që nga fillimi i vitit. Kjo ishte në kontrast me sektorin e shërbimeve në Mbretërinë e Bashkuar.
Anketa tregoi se presioni i çmimeve ka qenë në rënie, me kostot e kompanive që kanë rënë me shpejtësinë më të madhe që nga 2009-a. Gjithsesi në kontinent vazhdon shqetësimi rritja e normës së interesit do të rrisë përsëri çmimet.
Pagat e punonjësve u rritën me më shumë se 5% në vit deri në tremujorin e parë, ndërsa papunësia ra në një nivel rekord prej 6.5% në prill, për të cilën zyrtarët e BQE-së kanë frikë se ka të ngjarë të mbajë inflacionin e shërbimeve të larta.
Inflacioni i Eurozonës ka rënë nga kulmi prej 10.6% në 6.1% në maj dhe javën e ardhshme të dhënat e reja pritet të tregojnë një rënie të mëtejshme në 5.7%. Por BQE ka të ngjarë të fokusohet në normën bazë, duke hequr energjinë dhe ushqimin, e cila pritet të rritet nga 5.3% në maj për shkak të një përshpejtimi të çmimeve të shërbimeve.
Më vete, çmimet gjermane të banesave ranë me një normë rekord prej 6.8% në tremujorin e parë të këtij viti, pasi kostot më të larta të huamarrjes, inflacioni dhe rritja më e dobët ekonomike ndikuan në tregun më të madh të pronave në Europë./FinancialTimes
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.