Treg

Kush mund të përballojë një shtëpi të “përballueshme”

Pas shumë përpjekjeve për të blerë shtëpinë e tij të parë, Jason Cooper hoqi dorë. Ai ofroi aq sa mendonte se ishte e “arsyeshme” për një shtëpi modeste në  kryeqytetin e Zelandës së re, Wellington, por ishte e pamundur. Çmimet ishin marramendëse për të.

Një program i ri në Zelandën e Re ka për qëllim të ndihmojë të rinjtë për të blerë shtëpinë e parë. Por KiwiBuild mund të jetë shumë i shtrenjtë , por shumë njerëz mendojnë se ky program mund të jetë ndihmë

Ai filloi një punë në Auckland, por më pas ai e gjeti veten në qendër të tregut më të shtrenjtë të pasurive të paluajtshme, ku çmimi mesatar i një shtëpie është më shumë se një million dollarë të Zelandës së Re (678,000$). Cooper iu dorëzua jetesës në shtëpi me qira.

“Jam ende i shokuar, që në moshën 33 vjeçare, me një punë në profesionin tim si jurist, nuk mund të përballoj dot blerjen e një shtëpie,” tha ai.

Është një refren i zakonshëm në Zelandën e Re, ku vetëm ¼ e njerëzve të moshës 40 vjeçe poshtë zotërojnë shtëpinë e tyre – krahasuar me gjysmën e 1991.

Rënia e pronësisë së shtëpive në radhët e millenialsveështë një trend global, dhe komentatorët kanë qenë të shpejtë të fajësojnëpërparësitë e ndryshme financiare të milenialsve – si shpenzimin për tost meavokado – për normat e tyre të ulta të interesit për pasuritë e paluajtshme.

Por  realiteti është më i komplikuar, përfshirë Zelandën e Re, ku një mungesë kronike stoku e shtëpive ka bërë që blerja e tyre të jetë e papërballueshme, duke e renditur mes vendeve të para në botën e zhvilluar.

Nëse ndërton, ata do ta blejnë

Këtë muaj një grup entuziast blerësish të një shtëpie për herë të parë u zhvendosën në 18 shtëpi të reja në Auckland. Ndryshe nga Cooper, ata qenë në gjendje të siguronin blerjen e pasurisë së paluajtshme – por e bënë të mundur këtë gjë me ndihmën e skemës qeveritare.

Programi, KiwiBuild, u dha atyre shansin të blinin shtëpi me një shumë fikse, duke bllokuar investitorët që ngrejnë çmimet në stratosferë. Deri sa panë emrat e tyre në listën e fituesëve të programit, shumë prej këtyre profesionistëve të rinj kishin humbur shpresën për të patur një shtëpi miliona dollarëshe në qytetin më të madh të Zelandës së Re.

KiwiBuild ka nxitur një debat, që është sikronizuar globalisht. Lider të disa prej qyteteve më pak të përballueshme, përfshirë Sydney, Hong Kong dhe Londrën, kanë luftuar me kuptimin e blerjes së një shtëpie të ‘përballueshme’, dhe çfarë duhet të jenë prioritetet e shtëpive qeveritare: të gjenden shtëpi për qytetarët më të varfër, apo të financohen personat me të ardhura të ulta dhe mesatare në mënyrë që të përballojnë qiranë– por jo të blejnë një shtëpi.

Duke u përballur me norma të larta qiraje të të pastrehëve, qira të papërballueshme dhe pritje të gjatë të listave për shtëpitë sociale, Qeveria e qendrës së majtë të Zelandës së Re, në vitin që kur mori detyrën, vendosi një axhendë ambicioze për të trajtuar të gjitha problemet e strehimit të vendit.

“Udhëheqësit e disa prej qyteteve më pak të përballueshme në botë, përfshirë Sydney, Hong Kong dhe Londër, kanë luftuar me kuptimin e strehimit “të përballueshëm”

Lista e gjatë është pjesërisht arsyeja pse skema e KiwiBuild- e cila ka të bëjë me një premtim të qeverisë për 100,000 shtëpi të reja të përballueshme për blerësit që do të kenë shtëpinë e tyre të parë në dekadën eardhshme – është provuar tashmë e diskutueshme.

Gjatë zgjedhjeve të vitit 2017, udhëheqësja e atëhershëm e opozitës, Jacinda Ardern, bëri strehimin e përballueshëm pjesë qendrore të platformës së programit politik

 Opozitarë politikë dhe ekspertët kritikë të qeverisë u tërhoqën kur zbuluan se përfitueist e parë të shtëpive me çmim fiks, të subvecionuara shkuan për një student mjekësie dhe një drejtor marketingu . Kritikët argumentuan se shtëpitë, dhe gama e gjerë e lejuar për të aplikuar në programin KiwiBuild ishte klasa e mesme.

Fiks apo…?

Ndërhyrja e shtetit për të blerë shtëpinë e  parë për njerëzit me të ardhura të ulta dhe  të mesme nuk është e pazakontë. Programi britanik i “ Help to Buy” (ndihmo për të blerë) , për shembull, lejon kredi qeveritare pa interes për të financuar pjesërisht shtëpinë. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, programet subvecionuese për shtëpinë e parë janë gjithashtu të zakonshme.

Shpesh këto programe përballen me kriticizëm, e gjithsesi, çmimet ngrihen dhe ende përfitojnë vetëm ata që pothuajse mund të përballojnë një shtëpi në çdo rast, edhe pse një raport për buxhetin e këtij viti për “Ndihmën për Blerje” thotë se kishte qenë i suksesshëm në gjenerimin e shtëpive të reja që nuk do të ishin ndërtuar ndryshe.

Por modeli i Zelandës së re i KiwiBuild është ndryshesepse ata që blejnë shtëpitë nuk marrin subvecion qeveritar si ndihmë, atavendosin si garanci një depozitë ose ushqejnë kredinë. Qeveria nuk paguan as për ndërtimin e shtëpive. Ajo zor se garanton zhvilluesit që një numër i caktuar i pasurive të paluajtshme do të blihet me një çmim fiks, duke u dhënë atyre sigurinë që u nevojitet për të proceduar me projektet e ndërtimit.

Çmimet fikse, që ndryshojnë në varësi të vendit, kanë për qëllim të parandalojnë luftën e ofertave që kanë bllokuar shumë blerës. Në Auckland, për shembull, shtëpitë kushtojnë mes 500,000 NZ$  (338,000 $) dhomë e kuzhinë dhe  650,000 NZ$ për tre dhomë e kuzhinë.

Me programin KiwiBuild shtëpitë mund tu shiten vetëm atyre që bëjnë limitin e të ardhurave të specifikuara: 120,000 NZ$ ($81,000) për blerësit e vetëm, dhe 180,000 NZ$ për çiftet. Por këto shifra kanë shkaktuar kundërshti.Të ardhurat mesatare të një Zelandezi ishin 41,200 $NZ vitin e kaluar, dhe të ardhurat mesatare të njëfamiljeje 105,719  $NZ. Mesatarja është më e ulët për njerëzit në të 20-at e tyre, të cilët morën më pak se çdo grup tjetër moshor përveç adoleshentëve dhe pensionistëve.

Ministria e Strehimit dhe Zhvillimit Urban, Zelanda e Re

“Në formatin aktual, KiwiBuild nuk bën ndonjë marrëveshje të jashtëzakonshme,” tha Shamubeel Eaqub, një ekonomist që jeton në  Auckland. “Qeveria del në  treg dhe blen shtëpitë që do të ishin ndërtuar gjithsesi, dhe ua jep ato njerëzve që i kualifikon sipas pak kritereve. Ti nuk mund të fitosh shuma të mëdha parashë, por mund të fitosh pak para.”

Por Eaqub thotë se thjesht duke ulur limitin e të ardhurave nuk do të funksionojë, sepse kostoja e ndërtimit të shtëpive është aktualisht aq e lartë në Zelandën e Re sa që qeveria do të përpëlitej për të gjetur blerës mjaftueshëm që të përballonin pasuritë e paluajtshme të KiwiBuild. Megjithatë ka shpresa për plane innovative të së ardhmes për KiwiBuild, i cili është programuar të përfshijë komponentë të fillimit të rigjenerimit urban në 2020, Eaqub është skeptik për efikasitetin e projektit.


Auckland, qyteti më i madh i Zelandës së Re

Për tani, thotë ai, askush nuk “ka qenë në gjendje të përshkruajë, për kënaqësinë time, çfarë do të bëjë KiwiBuild”.

Një shpëtimtar?

Pavarësisht kontroversialitetit, KiwiBuild mund të shpëtojë Jason Cooper nga purgatori i qirasë së përjetshme. Ai fiton më pak se limiti i të ardhurave të vendosura nga KiwiBuild, dhe këtë javë, ai zbuloi se emri i tij ishte përzgjedhur për të ndërtuar një shtëpi në periferi të Auckland në Onehunga.

Por ende nuk është aq e lirë.

Nëse Cooper procedon deri në blerje, ai do të paguajë 535,000 $NZ (361,000 $) për një apartament dhomë e kuzhinë, duke përfshirë garazhin – në thelb, norma e tregut për zonën. Ai gjithashtu do të përballet me depozitën prej 55,000 $NZ, dhe shërbimin e kredisë.

Si pjesë e udhërrëfimit të programit të KiwiBuild,Cooper nuk mund të shesë pronën për tre vjet – një rregull që ka për qëllim të ndalojë blerësit prej përdorimit të menjëhershëm të shtëpive për fitime kapitale. Këto kufizime kanë ngritur pyetjen sepse blerësit e shtëpive të para duhet të aplikojnë për programin e KiwiBuild.

Për Cooper, gjithsesi, përgjigjja është e thjeshtë: me shtëpinë e KiwiBuild, tha se, nuk mund të kthehej mbrapsht nga investitorët si më parë, dhe ai ndihej më mirë duke i besuar një zhvilluesi, kur qeveria ishte përgjegjëse për tu kujdesur për projektin. Sipas Ministrit të Strehimit të Zelandës së Re, Phil Twyford, njerëz si Cooper ishin pikërisht ata të cilët programi ka për qëllim të ndihmojë.

“Ne nuk mund të shfajësohemi se çiftet e reja profesioniste, që janë përjashtuar nga tregu i shtëpive, do të kenë një shans me KiwiBuild,” tha ai. Twyford u shpreh se qeveria kishte nevojë të ndihej e sigurt se blersit do ti shërbenin kredisë së tyre. “Unë njoh njerëz që në mënyrë naïve janë shokuar që limiti i të ardhurave ishte vendosur aq i lartë, por është një shenjë se si tregu i shtëpive nuk po funskionon.”

‘ Askush nuk mund të më  nxjerrë që këtu’

Twyford testoi programet financiare të asistencës për blerjen e shtëpive, si ato në SHBA. Por një prej inspiruesëve për programin KiwiBuild ishte Million Programme, një iniciativë suedeze në vitet 1960 dhe 70 që aktivizoi qeverinë të kthejë një mungesë strehimi në një suficit thjesht duke ndërtuar më shumë banesa (edhe pse aktualisht, Suedia përballet me një mungesë strehimi përsëri). Çdo program i suksesshëm, tha ai, do të duhet të stimulojë ndërtimin dhe nxitjen e shkallës – përndryshe nuk do të kishte prona të mjaftueshme për të ndihmuar blerësit e rinj.

Megjithatë, disa syreshë thonë se do të preferonin më shumë ndihmë financiare. Daniel Robson, një punonjës administarte në Wellington,thotë se ishte i etur për të blerë shtëpinë e tij, por pas 20 viteve punë, ai ende nuk e përballonte dot çmimin e tregut për një hstëpi. Edhe një shtëpi me KiwiBuild do të ishte shumë e shtrenjtë përtë.


“Unë jetoj me tre persona të tjerë dhe jam 38 vjeç. Në këtë moshë nuk duhet të jetoj në një situatë të tillë” Daniel Robson

“Ndërtimi i më shumë shtëpive është nismë e  mirë, por nuk më ndihmon të hyj në një shtëpi kur kushton njëlloj si prona të tjera në zonë”, thotë ai. Robson thotë se është lodhur shumë edhe nga qiraja. “Unë jetoj me tre persona të tjerë dhe jam 38 vjeç. Në këtë moshë nuk duhet të jetoj një situatë të tillë.”

Asnjë ndihmë e premtuar nuk duket të bëhet realitet, edhe pse qeveria e Zelandës së Re ka premtuar gjithashtu të forcojë të drejtat për qiramarrësit. Ndryshe nga disa vende europiane, shumë qeramarrës nuk mund të investojnë në shtëpitë e tyre dhe mund të jenë subjekt i rritjes vjetore të qirasë.

Cooper, i cili ka shpresë të madhe tek programi KiwiBuild, u pajtua se rreziku i marrjes me qira ka luajtur një rol të madh në dëshirën e tij për shtëpinë e tij. “Askush nuk mundtë më largojë nga këtu – Unë mund të pikturoj muret me çfarëdo ngjyre që unë dua, mund ta bëj atë feng shui, unë mund të rris fëmijët e mi dhe ata mund të ngjyrosin muret dhe kjo nuk ka rëndësi”, thotë ai. “Në të  vërtetë nuk ka të bëjë me një burim. Ka të bëjëme dijeninë e  të pasurit një hapësirë dhe një vend të cilit i përket “.

Si mund të blihet shtëpia e parë në Kryeqytetin e Shqipërisë?

Andia është një nënë e vetme me dy djemë të vegjël. Paga e saj është 75 mijë lekë neto dhe ajo ka aplikuar për të marrë kredi të butë në Bashkinë e Tiranës.

“Me çmimet e tregut dhe me atë që pres të përfitoj nga Bashkia e Tiranës, do ta kem të vështirë të blej një pronë të përshtatshme për familjen pa marrë një shumë të konsiderueshme parash të tjera shtesë”- thotë Andja.

Për të gjithë ata që kërkojnë të përfitojnë nga kredia e butë e bashkisë, formulari që duhet të plotësojnë përmban strukturën familjare të personit, nivelin e të ardhurave, nëse ka apo jo një nga kategoritë prioritare që parashikohet nga bashkia, si për shembull persona me aftësi të kufizuar, nëna të vetme apo të divorcuara, etj.

Pas vlerësimit të aplikimit nga Drejtoria e Strehimit, personat njoftohen për plotësimin e dokumentacionit në fazën e dytë.

Më pas familjet përfituese, dorëzojnë pranë Zyrës së Pritjes me Qytetarin në Bashkinë Tiranë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që vërteton deklarimin dhe vërtetësinë e plotësimit të formularit të strehimit në bazë të të cilit janë përzgjedhur fitues.

Përveç dokumentacionit, plotësohet edhe formulari i strehimit i cili është me vetëdeklarim dhe më pas në fazën e dytë plotësohet dokumentacioni.

Plotësimi i formularit të strehimit tek njësia administrative dhe deklarimi sa më i saktë i të dhënave përbën një rëndësi të veçantë. Sepse nëse do të verifikohet se të dhënat janë të deklaruara gabim, siç edhe ndodhur, personi s’kualifikohet.

Me rëndësi është gjithashtu edhe plotësimi i saktë dhe në kohë i dokumentacionit ligjor i dorëzuar nga ana e aplikantit.

Kriterete aplikantit për të përfituar kredi të butë

*Personat, të cilët në momentin e paraqitjes se kërkesës kanë mbushur moshën 18 vjeç.

* Familjet, të cilat në momentin e paraqitjes së kërkesës nuk kanë në pronësi një banesë.

* Familjet që zotërojnë sipërfaqje banimi nën normat e strehimit.

*Prioriteti i Bashkisë së Tiranës janë çiftet dhe familjet e reja. Mosha mesatare e çiftit duhet të jetë 70 vjeç.

Andia mund të përfitojë maksimalisht 4,3 mln lekë për një sipërfaqje 60 metër katror. Prej të cilave banka mbaninteresat. Andia po mendon se nëse e fiton të drejtën e kredisë së butë, ku do të gjejë një shtëpi me cmim të arsyeshëm dhe para shtesë për të plotësuar sasinë shumën që i  duhet për të blerë shtëpinë.

Përgatiti: Sabina Veizaj

*Burimi: BBC dhe të dhënat në terren


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë