Për të shmangur kalorive të sheqerit të rafinuar, shkëmbimi i tij me mjaltin në receta është një opsion i cili sugjerohet nga të gjithë dietologët pasi është i shëndetshëm. Në mënyrë të ngjashme, edhe produktete paketuara që janë ëmbëlsuar me mjaltë mund t’u japin konsumatorëvepërshtypjen se po ndjejnë shijen e ëmbëlpor nuk po marrin sasinë e sheqerit të përpunuar.
Por a është mjalti kaq i shëndetshëm sa të gjithë thonë?
Përgjigja nuk është aq e ëmbël.
“Mjalti siguron disa lëndë ushqyese, siç janë hekuri dhe vitamina C, por sasia e tyre është shume e vogël të ky ushqim që të parët tanë e kanë cilësuar si një ndër produktet më kurative, thotë për gazetën “Raportet e Konsumatorit” Amy Keating, një specialiste ushqimore.
Mjalti ka më shumë kalori se sa sheqeri. Për shëmbull, në një lug caji me sheqer ka gjashtëmbëdhjetë kalori, ndërsa në një lugë caji me mjalt ka 21 kalori. Kjo do të thotë se vetitë e mjaltit nuk janë gjithmonë të mira.
“Mjalti duhet të përdoret me sasi të vogëla ashtu si sheqer i përpunuar,” thotë Keating.
Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon që burrat të konsumojnë jo më shumë se 36 gramë në ditë, ndërsa grate dhe fëmijët, jo më shumë se 24 gramë. Një lugë çaji me mjaltë përmban pothuajse gjashtë gram sheqer.
Megjithatë, hulumtimi ka treguar edhe përfitimet nga mjalti.
Ky produkt ka shërbyer si një ilaç i përhershëm në shtëpi për kollën, alergjitë dhe shërimin e plagëve të ndryshme, por provat janë të përziera sa i përket efektivitetit të saj si një ilaç. Vlen të provoni një lugë mjaltë për të lehtësuar një kollën. Disa hulumtime tregojnë se kjo mund të ndihmojë të rriturit, por jo një foshnje nën moshën një vjeçare, pasi mjalti mund të përmbajë bakteret që shkaktojnë probleme në shëndetin e saj.
Egjiptianët e lashtë e përdornin mjaltin për të shpejtuar shërimin e plagëve dhe për të parandaluar infektimin, dhe mund të ketë disa fakte që kjo metodë kuruese funksionon. Një studim i vitit 2015 i botuar nga organizata mjekësore “Cochrane” tregoi se mjalti ishte edhe më efektiv se antiseptikët tradicionalë në trajtimin e djegjeve të caktuara, por autorët e raportit theksojnë se nevojiten më shumë kërkime/Consumer Reports/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.