Politike

Berisha: Rama, tre ditë në një ishull me hetues të FBI

Kryeministri Edi Rama njoftoi se mungesa e tij disa ditore ne publik lidhej me gjendjen e tij gripale.

Por kryetari i PD-së, Sali Berisha, duke iu referuar qytetarit dixhital ka shkruar se e vërteta sipas tij qëndron ndryshe.

Berisha ka folur për një skemë të denjë për filma. Postimi i Berishës u publikua një ditë më parë.

24 orë më pas, Rama u shfaq në kryeministri duke pirë kafen e mëngjesit   

“Rama ka qenë prej tre ditësh në një ishull në takim me hetues të FBI por edhe zyrtar të lartë.

Atij i është kërkuar: 1-të rrëfejë çdo gjë si i penduar i drejtësisë rreth lidhjeve të tij me Mc Gonigal si dhe çdo gjë rreth oficerit të shërbimeve inteligjente, sigurimit të shtetit Agron Neza dhe superkëshilltarit të tij të errët Dorian Duçka.

Ramës i është kërkuar të dëshmojë për lidhjet e tij me Mark Rossinin kontratat direkte me Lou Bladel paraardhesi i McGonigal në FBI.

Ndërkohë Erion Veliaj është nisur me urgjencë për New York për të ndërhyrë tek Aleks Soros për të ndihmuar apo për të shpëtuar veten sepse edhe emri i tij lakohet shumë herë në pjesën e dosjes që  nuk është publikuar”, shkruan Berisha


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë