Kaosi në tregu e pronave në Londër dhe Frankfurt tregojnë se çfarë po i pret investitorët europianë, ndërsa përballen me rënien më të mprehtë ndonjëherë.
Nga një proces i tensionuar rifinancimi për një ndërtesë zyrash në Londër tek shitjet e Kullës së Commerzbank në qendrën financiare të Gjermanisë, investitorët po përpiqen të gjejnë mënyra për të kapërcyer boshllëqet e financimit ndërsa tregjet e huadhënies janë prekur nga rritja e shpejtë e normave të interesit.
Realiteti do të nisë të ndjehet javët e ardhshme ndërsa huadhënësit në të gjithë Europën marrin rezultatet e vlerësimeve të fundvitit. Rëniet e mëdha të vlerësimeve kërcënojnë të shkaktojnë shkelje të marrëveshjeve të huasë, duke shkaktuar masa emergjente financimi nga shitjet e detyruara deri te shtypja e parave të reja.
“Europa do të shkojë drejt përfundimit të parasë së lehtë”, -tha Skardon Baker, partner i firmës private Apollo Global Management. “Masa e shqetësimit dhe zhvendosjes është jashtë spektrit.”
Huatë, tituj dhe borxhe të tjera po arrijnë 1.9 trilion euro, sa ekonomia e Italisë, dhe janë të siguruara në pronat komerciale në Europë dhe në Mbretërinë e Bashkuar, sipas Autoritetit Bankar Europian.
Rreth 20% e tyre, 390 mld euro maturohet këtë vit dhe kriza e pritshme është prova e parë e vërtetë për rregulloret e hartuara pas krizës financiare globale me synim frenimin e rreziqeve të kreditimit të pasurive të paluajtshme. Këto rregulla mund të sjellin korrigjime të ndjeshme dhe të papritura.
“Unë mendoj se rivlerësimi do të ndodhë më shpejt se në të kaluarën,” – tha John O’Driscoll, kreu i menaxhimit të investimeve të siguruesit francez Axa SA. “Njerëzit kanë filluar të ekspozohen ndërsa batica po bie.”
Huadhënësit e Europës do të nxiten nga rregulloret e reja për të vepruar në mënyrë më agresive për kreditë e këqija. Ata janë gjithashtu në gjendje më të mirë sesa gjatë krizës së fundit të pasurive të paluajtshme më shumë se një dekadë më parë, kështu që mund të jenë më pak të prirur për të lejuar që
Në llogaritë pas krizës së 2008-s, shumica e bankave hezitoni për të marrë kredi të këqija, pasi një gjë e tillë do të kishte çuar në humbje të mëdha – një praktikë e quajtur “extend and pretend”. Sipas rregullave të reja për kreditë me probleme, huadhënësit do të duhet të bëjnë provigjione për humbjet e pritshme dhe jo të përllogaritura. Kjo do të thotë se ata kanë më pak nxitje për t’u ulur dhe për të shpresuar që vlerat e aseteve të rikuperohen.
Deri më tani zhvlerësimi nuk ka qenë aq i madh sa të trondisë bankat, por ajo mund të ndryshojë shpejt. Në Mbretërinë e Bashkuar vlera e pronave ra me 13% gjatë vitit të shkuar. Rënia u përshpejtua gjatë gjysmës së dytë të vitit me 3% vetëm në dhjetor. Analistët në Goldman Sachs kanë parashikuar një humbje që shkon në 20%.
Bankat mund të reagojnë para se çmimet të bien më tej dhe të rrezikojnë humbje duke futur edhe huamarrësit në vështirësi.
Çështjet bëhen më të vështira për ata që përballen me maturimin e borxhit. Huadhënësit po zvogëlojnë shumën e vlerës së një prone që janë të gatshëm të huazojnë. Kjo do të thotë se një vlerësim më i ulët mund të veprojë si një goditje e dyfishtë, duke rritur hendekun e financimit.
“Oreksi i bankave është më i ulët dhe do të qëndrojë më i ulët derisa të ketë shenja se tregu ka arritur fundin”, – tha Vincent Nobel, kreu i kreditimit të bazuar në asete në Federated Hermes Inc. Rregulloret e reja i nxisin bankat të merren me kreditë e këqija “dhe një mënyrë për zgjidhjen e problemeve është ta bësh atë problem të dikujt tjetër.”
Burimi:Bloomberg/Përshtati:Gazeta ‘SI’
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




