ChatGPT është një robot virtual gjuhe i cili shquhet për aftësinë e tij të krijimit të dialogeve me përdoruesin dhe përgjigjeve të pyetjeve duke përdorur inteligjencën artificiale.
Në terma teknike e gjitha çfarë bën ky robot është parashikimi i fjalës së ardhshme në një fjali. Kjo është bërë e mundur duke e ushqyer atë me informacion të panumërt të gjetur në internet (175 bilion parametra). Ky informacion e bën këtë robot të gjithë ditur në shumicat e temave të cilët përdoruesit mund ta pyesin.
Për çfarë mund të na ndihmojë ChatGPT?
ChatGPT është i gatshëm në përgjigjen e çdo pyetje dhe probleme inxhinierike duke dhënë sqarime shumë të detajuara dhe me saktësi të lartë. Kjo ka krijuar një shqetësim shumë të madh në industrinë e teknologjisë pasi shumë vende pune mund të zëvendësohen me lehtësi nga ky robot në të ardhmen.
Përveç pyetjeve dhe problemeve objektive, ChatGPT është i aftë të shkruajë ese, poema, këngë, artikuj gazete, tekste filmash dhe teatrosh në çfarëdolloj stili artistik që kërkon përdoruesi. Pra ne mund të pyesim për një poezi për raketat bërthamore me stilin e Naim Frashërit.
ChatGPT mund të shërbejë si një doktor personal ku në bazë të simptomave të dhëna nga përdoruesi, jep informacionin e nevojitur ose mund të shërbejë si një avokat i cili mund të krijojë çdo formë ligjore të nevojshme.
Pra ChatGPT është i aftë të zgjidhi çdo lloj problemi i cili mund të shkruhet në tekst.
E ardhmja e ChatGPT dhe inteligjencës artificiale
Pasi impakti që ka inteligjenca artificiale është dukshëm shumë i madh, kompani si Microsoft kanë filluar të investojnë në këtë fushë me kapital të konsiderueshëm. Kompania është duke konsideruar një investim prej 10 miliardë USD në kompaninë OpenAI, krijueset e ChatGPT, duke e vlerësuar këtë kompani me një vlerë 30 miliardë USD.
Një nga drejtuesit e kësaj kompanie është Mira Murati në pozicionin e CTO (chef technology oficer). Një shqiptare e cila ka qenë Product Manager në Tesla dhe në kompani të ndryshme Amerikane ka arritur të sjellë një “tronditje” në industrinë e tekonologjisë.
Këto arritje kanë shtyrë kompani të tjera rivale të krijojnë produktet e tyre në fushën artificiale por asnjëra prej tyre nuk kanë patur të njëjtin sukses. Një start up me avokatin e tyre të inteligjencës artificiale i kanë ofruar 1 milione USD çdo njeriu që pranon të mbrohet në gjykatën e lartë të Amerikës me produktin e tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.