Biznes

Mungesa e kriptomonedhave në Davos dhe një makinë portokalli…

Gjatë viteve të shkuara, në Forumin Ekonomik në Davos, numri i kompanive të kriptomonedhave ka qenë në rritje.

Por pas një humbje 1.4 trilion dollarëshe në 2022-shin, industria e kriptove po tregohet pak më e rezervuar se si i shpenzon paratë dhe shumë kompani që ishin vjet, nuk janë më sivjet aty. 2022-shi u shenja nga projektet e dështuara të kriptos, problemet me likuiditetin dhe falimentimet, kryesuar nga kolapsi i FTX.

Kur u mbajt vjet Forumi, në maj, Bitcoin tregtohej me 30 mijë dollarë, pasi kishte rënë me mbi 50% të vlerës së nëntorit 2021, më e larta ndonjëherë, 69 mijë.

Promenade (shëtitorja) është rruga kryesore në Davos, ku kompanitë dhe qeveritë marrin dyqanet e kafetë gjatë javës atje. Vitin e shkuar, firmat e kriptove “pushtuan” të gjithë rrugën, por këtë vit jo.

Një dyqam që shet NFT është zhdukur. Edhe çmimet e tyre ranë gjatë 2022-shit. Ajo çka ka mbetur janë kompanitë që mbijetuan dhe po kërkojnë të zgjerojë biznesin përsëri.

Casper Labs, një kompani që dizajnon blockchain-e që mund t’i përdorin bizneset ka marrë një hapësirë në Promenade. Ai ishte dhe vitin e shkuar.

Cliff Sarkin, kreu i marrëdhënieve strategjike të kësaj kompanie tha se “tregu i kriptove ka preku fundin” prandaj ai është optimist. Ai shtoi se firmat e kriptos që kanë mbetur në Davos janë “projekte thelbësore” dhe “marrëveshje reale” kundrejt gjërave si NFT.

Kishte edhe nga ata në financat tradicionale që mirëpritën më pak firma kripto.

Mark Haefele, shefi i investimeve në UBS Global Wealth Management, u pyet gjatë një eventi të organizuar nga banka zvicerane se çfarë do të dëshironte të shihte në Davos këtë vit. Ai tha se e kishte parë tashmë: “Më pak kripto në rrugën kryesore.”

Rasti misterioz i makinës portokalli Bitcoin

Të hënën, një makinë Mercedes-Benz në portokalli të ndezur ishte parkuar para Blockchain Hub (zonës dedikuar kriptove) në Promenade.

Askush nuk e pa se kush e parkoi aty. Në targë shkruhej “Kuna”, emri i një platforme kriptomonedhash në Ukrainë dhe flamuri ukrainas. Kuna pati ngritur dhe një fond ndihme në fillim të luftës, për dhurime kriptosh gjatë luftës.

Aty ku duhet të ishte logoja Mercedes-Benz ishte logoja e Bitcoin. Në goma dhe në targë ishte shkruar “in crypto we trust”, në kripto ne besojmë, (referuar motos “In god we trust”, shkruar në kartëmonedhat e dollarit) .

Megjithatë, dy drejtues të kriptove që folën për CNBC nuk e mirëpritën makinën portokalli. Njëri vërejti se prania e një makine të tillë nuk ishte e dobishme për reputacionin e industrisë, e cila u godit vitin e kaluar.

CNBC kontaktoi me Semen Kaploshenko, CEO i Exchange Kuna, përmes LinkedIn, por ende nuk ka marrë një përgjigje.

CNBC kontaktoi gjithashtu Shoqatën Blockchain të Ukrainës, president i së cilës është themeluesi i Kuna, Michael Chobanian, por ende nuk ka marrë një përgjigje./CNBC


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë