Ngjarje

Pse përqendrohemi më shumë te kujtimet e këqija?

Njerëzit gjatë jetës së tyre  përjetojnë momente të mira dhe të këqija, por Laura Carstensen një pedagoge e psikologjisë në universitetin e Stanfordit, tregon se ata kanë më shumë gjasa të kujtojnë përvojat negative se sa pozitive.  

Gjatë ditëvetë fundit gazeta “The Washington Post” kreu një sondazh, ku i kërkoi të gjithëlexuesve të saj të tregojnë në mënyrë anonime kujtimet e tyre më të veçanta. Disa prej tyre ishin:

 “Ditën që babi im vdiq, kam qëndruar për 2 ditërresht duke qarë në tualetin e shtëpisë time,”

“Pasojat eaksidentit ishin të tmerrshme, kisha plagë në fytyrën time dhe për një kohë të gjatë të gjithë shoqet më tallnin”

“E kamvuajtur shumw, vdekjen e bashkëshortit tim”

Askush nuke kujtonte drekat paqësore te Krishtlindjeve kur kanë qenë fëmijë, apo mëngjeset e të dielave, ku të gjithë familjarët janë në shtëpi. Kryesisht përgjigjet e lexuesveishin reflektime të kujtimeve të këqija.

 “Psikologët mendojnë se kjo ka të bëjë me njëndjenjë revulocionare, pasi njerëzit kanë më shumë gjasa të kujtojnë një luan qëka sulmuar njerëzit në rrugë përpara disa viteve sesa një lule që ka zbukuruar ambientine shtëpisë së tyre,”  tha Carstensen

Laura Carstensen

Pedagogia është shumë e njohur për studimet të saja dhe shprehet se vëmendja jonë ndaj ngjarjeve negative ka një vlerë adaptuese. Ajo tha se të gjitha ngjarjet e këqija që na ndodhin nguliten në memorien tonë dhe vazhdimisht ne i rikujtojmë, për të na ndihmuar në të ardhmen.

“Kjo ka të bëjë me gabimet të cilat kanë shkaktuar kujtime të këqija në të kaluarën në mënyrë që të mos i rikthejmë,” thotë Carstensen.

Një pjesë e rëndësishme që pedagogia cilësoi në studimin e saj ishte dhe mosha e personave që shprehin më shumë kujtimet e këqija. Kryesisht moshat e reja janë më të prirur drejt këtij fenomeni. Të rinjtë kujtojnë gjithmonë ngjarjet e këqija dhe të vështira në jetë pasi nuk janë ende të sigurt për të ardhmen e tyre dhe kështu mund të përpunojnë sa më shumë informacion në mënyrë që të kontrollojnë veprimet që kryejnë, ndërsa të moshuarit përpiqen të jenë më të lumtur dhe gjatë gjithë kohës jetojnë të tashmen, duke u përqendruar në kujtimet pozitive.

“Emocioni negativ është kompetencë e të rinjve,” shprehet pedagogia.

“Ne duhet të jemi të rafinuar, duke anashkaluar kujtimet e këqija për të menduar tëgjitha gjërat e bukura që na kanë ndodhur në jetë,”  shton ajo.

Carstensen thotë se njerëzit i kthejnë ngjarjetnë kujtime duke i analizuar shpesh në medien e tyre dhe duke ua treguar vazhdimisht të afërmve.

“Kujtimet ndikojnë në qëllimet tona në kohën kur ndodh diçka dhe përsëri në kohën kur përpiqemi ta rikujtojmë atë. Kujtimet e këqija janë gjithmonë një gabim,” shprehet pedagogia. /The Washington Post/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë