Europa është e kërcënuar nga krizat energjitike. Qëkur Rusia pushtoi Ukrainën dhe ndërpreu eksportet e energjisë, çmimet e gazit dhe elektricitetit kanë kapur qiellin. Konsumatorët dhe bizneset janë të shqetësuar për faturat në fund të muajit. Por shumë europianë janë të nervozuar sepse pikërisht kompanitë e energjisë kanë patur shumë fitime. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se është gabim që kompanitë të bëjnë fitime prej luftës e t’ia kalojnë barrën konsumatorëve. Ajo propozoi taksën ekstra të kompanive të energjisë. Por si mund të funksionojë kjo?
BE-ja synon të marrë dy sete me fitime ekstra. E para është ajo e bizneseve të hidrokarbureve, si nafta, benzina, gazi dhe rafineritë. Për të llogaritur fitimin ekstra, BE-ja përdor si standard mesataren e fitimit të kompanive për tre vitet e shkuara. Nëse fitimi për 2022-shin është më i lartë se 20%, 1/3 duhet t’i shkojë qeverive. Periudha e fitimeve është pak kontroversiale pasi përfshin 2020-n dhe 2021-shin, pandeminë, kur kërkesa për energji ishte shumë e ulët. Çmimi i naftës p.sh ishte engativ në prill 2021. Propozimi mund të ketë dhe kundërshtime të tjera.
Një taksë ekstra e pati menduar Italia që në muajin mars, por ende kundërshtohet në gjyqësor.
Seti i dytë është më i komplikuar. Kostot e elektricitetit të gjeneruar varet nga energjia e përdorur. Gazi është shumë i shtrenjtë dhe dielli shkëlqen falas. Në tregjet europiane të energjisë, çmimi i një megavatori në çdo orë, vendoset sipas termocentralit më të shtrenjtë që mund të plotësojë kërkesën. Sistemi zakonisht funksionon mirë, por nuk është ndërtuar për kohë krize. Çmimi i lartë i agzit ka shkaktuar reduktim të energjisë në termocentrale, ato nukleare janë mbyllur për riparim dhe hidrocentralet po vuajnë mungesën e reshjeve. The Dhe termocentralet që prodhojnë energji elektrike duke përdorur gaz janë më fleksibël dhe të aftë për të mbushur boshllëqet në prodhimin e energjisë. Kjo do të thotë se janë termocentralet e shtrenjta me gaz ato që vendosin çmimin e energjisë në shumë vende europiane.
Rezultati është, çmime shumë të larta të elektricitetit. Potencialisht, fitimet e larta do të shkojnë edhe për ata që nuk kanë pësuar rritje të kostove të tyre, sepse punojnë me erë p.sh. BE-ja parashikon të vendosë kufirin e çmimit në 180 megavatorë për energjinë e blerë në treg. Energjia nga gazi dh qymyri nuk do të përfshihen. Të ardhurat mbi kufirin do të mblidhen nga operatorët e rrjetit për t’u rishpërndarë, ndoshta në formën e parave të gatshme për familjet. Kufiri prej 180 € është bujar për kompanitë e energjisë. Një tjetër skemë e taksës italiane vendosi një kufi prej 60 € për MWh për gjeneratorët e rinovueshëm. Kufiri pritet të mbetet në fuqi deri në fund të marsit 2023, por mund të zgjatet nëse çmimet mbeten të larta. Bazuar në parashikimet aktuale të çmimeve, kjo mund të ndodhë./The Economist
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




