Gazeta Si – Rafael Nadal rikthehet në Sinsinati, pas ndalesës në Uimbëlldon. Spanjolli ka mundësinë të kapë majën, por duhet të fitojë Masters 1000 dhe Medvedev nuk duhet të shkojë në çerekfinale.
Pas pak më shumë se 5 javë nga konferenca e shtypit në Uimbëlldon, ku Nadal njoftoi tërheqjen nga Championships para gjysmëfinales ndaj Nik Kirgios, Nadal kthehet në Masters 1000 të Sinsinatit. Një turne, ku ai ka shansin të bëhet sërish numri 1 në botë.
Kombinimi është shumë i vështirë, por jo i pamundur. Rafael Nadal duhet të fitojë turneun në Sinsinatidhe duhet të shpresojë që numri 1 aktual, Danil Medvedev, të eliminohet para çerekfinaleve.
Nadal luan për herë të 13-të në turneun e Sinsinatit. Ai ka fituar vetëm në 2013-ën, kur mundi në finale Xhon Isner me një ‘tie-break’ të dyfishtë. Spanjolli ka shkuar 2 herë në gjysmëfinale dhe 4 herë në çerekfinale.
Në pjesën e sipërme të tabelës është Danil Medvedev, që për të mos shkuar në çerkfinale duhet të humbë ndaj Botik Van de Zandshulp, ose në turin e tretë kundër njërit mes Tomi Pol, Xhenson Bruksi, Denis Shapovalov dhe Grigor Dimitrov.
Rafael Nadal ka qenë për herë të fundit numri 1 në botë më 2 shkurt 2020, kur skenë e mori sërish Novak Gjokoviç me fitoren e Australia Open.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.