“Ne duam të ndryshojmë mënyrën se si bota mendon për uiskin skocez”, thotë Annabel Thomas themeluesja e markës Nc’nean “për të krijuar pije në harmoni me natyrën duke vënë planetin, njerëzit dhe fitimin në një pozitë të barabartë”.
Thomas ngriti Nc’nean në fermën e prindërve të saj në bregun perëndimor të Skocisë në vitin 2017 dhe hodhi në treg uiskit e saj të parë në vitin 2020. Ajo kurrë nuk mendoi të përdorte tokën torfe. Tradicionalisht, zjarret me torfe përdoreshin për të tharë elbin.
“Përdorimi i tokave torfe për të tharë elbin nuk është një ide e mirë. Tokat torfe krijohen për një kohë shumë të gjatë. Ato janë një “lavaman” i madh karboni dhe strehojnë biodiversitet të madh”, thotë ajo. “Kur pritet dhe digjet, ajo ndikon si në biodiversitetin ashtu dhe lëshon karbonin përsëri në atmosferë”.
Megjithatë, Thomas pajtohet se përdorimi i torfe bën një ndryshim të madh në shijen e uiskit por nuk u pëlqen të gjithëve.
Thomas preferon uiskit e saj pa torfe, kështu që nuk ishte një vendim i vështirë për të që ta përjashtonte plotësisht nga procesi.
“Ekziston një keqkuptim se të gjitha skocezët bëjnë uiski me torfe, por ka shumë uiski pa torfe nga Skocia”, thotë ajo.
Uiski, i bërë nga drithëra të fermentuara si thekra, gruri, misri ose elbi është distiluar në Skoci për qindra vjet.
Uiski prodhohet në të gjithë botën dhe torfa konsiderohet një komponent jetik.
Belgrove, i quajtur sipas fermës familjare të pronarit Peter Bignell, është një fabrikë pijesh alkoolike e vogël në bregun verilindor të Tasmanisë.
Distileria, e konvertuar nga një stallë e vjetër me kalldrëm në vitin 2010, është pak më e veçantë.
Duke përdorur torfe nga ferma familjare, Bignell përdor disa teknika të pazakonta torfe në një përpjekje për të përfituar më shumë nga ky burim.
Bignell ka gjetur gjithashtu një mënyrë për të eliminuar plotësisht përdorimin e torfe, duke djegur bajgat e deleve në fermën e tij.
Në tokat torfe ka pak oksigjen në dispozicion për mikrobet që shpërbëjnë materialet organike, kështu që dekompozimi ndodh shumë ngadalë. Trupa të ruajtur jashtëzakonisht mirë janë nxjerrë nga tokat torfe mijëra vjet pasi u varrosën.
Kjo mungesë dekompozimi do të thotë se karboni i përfshirë në të gjithë lëndën bimore dhe shtazore që përbën torfe, nuk mund të ikë përsëri në atmosferë.
Tokat torfe mbulojnë vetëm 3% të tokës në të gjithë globin, por ruajnë të paktën dy herë më shumë karbon se të gjitha pyjet e botës.
Ata gjithashtu luajnë një rol jetik në filtrimin e ujit. Në Irlandë dhe Mbretërinë e Bashkuar, tokat torfe janë përgjegjëse për rreth 85% të ujit të pijshëm.
Pra, ndikimi mjedisor i tokave torfe të dëmtuara është i shumëfishtë.
Angela Gallego-Sala është pedagoge e ekosistemeve dhe cikleve biogjeokimike në Universitetin e Exeter. Ajo studion tokat torfe në të gjithë botën.
Ajo thotë se globalisht, industria e uiskit përdor një sasi të vogël torfe por problemi shkon përtej karbonit.
Kur digjet pak tokë torfe, djegja prek dhe pjesët përreth kështu që reket një sasi e madhe toke.
Gallego-Sala thotë se ne kemi një zgjedhje.
“Ndoshta ne e duam uiski aq shumë sa ia vlen ta bëjmë, por duhet të marrim një vendim të madh”.
Fettercairn, një distileri në malësitë skoceze, u themelua 175 vjet më parë. Vitet e fundit, ata kanë eksperimentuar me shije nga karbonizimi i drurit, me uiski të vjetëruar në fuçi.
Nikki Cumming, menaxherja globale e markave të Whyte dhe Mackay, thotë: “Torfa është një aspekt themelor i industrisë së prodhimit të uiskit. Çdo distileri ka një histori dhe për shumë distileri ajo histori përfshin torfe”.
Megjithatë, ajo sheh që konsumuesit e uiskit bëhen gjithnjë e më të hapur ndaj shijeve të reja.
Pra, a mund të mësojnë adhuruesit e uiskit të jetojnë pa torfe? A duhet të mësojnë?
Gallego-Sala shton se këto ekosisteme janë elastike. Ato mund të rikthehen, por ne nuk kemi shumë kohë për të vepruar. Mbrojtja e tokave torfe është një nga mënyrat më të lehta për t’u siguruar që të arrijmë zero neto.
“Shpresoj se industria e uiskit do të lëvizë shpejt drejt praktikave më të qëndrueshme duke zëvendësuar lëndët djegëse fosile për të fuqizuar fabrikat e distilimit dhe duke adresuar praktikat e paqëndrueshme bujqësore”, thotë Gallego-Sala.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.