Teknologji dhe Inovacion

Google shpik “çelësin” e sigurisë në internet

Në ditët e sotme të gjithë flasim për sigurinë!

Nils Bohlin një inxhinier i kompanisë “Volvo” flet konkretisht për rripin e sigurimit në makinë që krijoi në vitin 1959. Bohlin nuk kërkonte që kompanitë të ndryshonin mënyrën se si  ndërtonin makinat, thjesht ai shtoi një pajisje për sigurinë e shoferëve dhe me kalimin e viteve, rripi i sigurimit u bë pjesë e rregullores së detyrueshme për shoferët.  Rripi i sigurimit në makinë është mënyra më e mirë për të ruajtur shoferin gjatë ecje. Por, si mund të ketë të njëjtën siguri edhe në internet?

Stina Ehrensvard, shefi ekzekutiv në kompaninë e sigurisë virtuale  “Yubico” po punon paralelisht për të ardhmen e sigurisë në internet. Interneti erdhi  si një risi e re e shpejte dhe emocionuese por krejtësisht të pa sigurt që  kishte nevojë për një “rrip sigurie”. Znj Ehrenvard ka shpenzuar dekadën e fundit për ndërtimin e pajisjeve dhe softuerëve që e bën përdorimin e internetit më të sigurt pa shtuar pajisje të  panevojshme.

Produkti i ri i “Google” i quajtur Titan Key  futet në kompjuter, duke krijuar një hapësirë e cila është më e sigurte se fjalëkalimi ose kodi i autorizimit që na vjen nëpër telefona. Tani për tani, një “çelës” i tillë është mbrojtja juaj më e mirë kundër kujtdo që përpiqet të futet në emalin tuaj, në rrjetet sociale ose në llogaritë e punës. Kjo pajisje që më në fund mund të tejkalojë edhe fjalëkalimin është bërë shumë e përdorur në të gjitha SHBA

Këta “çelësa” njihen si faktori i tretë i rëndësishëm i sigurisë në internet.

Faktori i parë është fjalëkalimi juaj, ndërsa i dyti zakonisht është një kod i dërguar në telefonin tuaj, i cili mund të jetë i sigurt deri në momentin që një haker mund të hyjë në telefonin tuaj.

Pse kemi nevojë për “çelësat e sigurisë”?

Fjalëkalimet tashmë nuk janë të sigurta dhe hakerat kohët e fundit janë shtuar shumë, duke ekspozuar një sasi të madhe të të dhënave të përdoruesve të ndryshëm në rrjetet sociale.   Studiuesit e Google vlerësuan se 3.3 miliardë llogari u ekspozuan gjatë vitit 2017. Kjo përfshinte disa fjalëkalime  të llogarive të ndryshme në internet. Për shkak se shumë njerëz  përdorin fjalëkalime nëpër aplikacione çdo vjedhje e hakerave  mund të përshpejtohet.

“Unë rekomandoj  “çelësin” e sigurisë sepse aty nuk do të ruani vetëm fjalëkalimet tuaja por dhe llogaritë të cilat janë tepër të rëndësishme për ju, si  llogaria e bankës apo ruajtja e dokumenteve të ndryshme,” thotë Znj Ehrenvard

Çelësat e sigurisë janë të projektuar në formën e një USB-je dhe kushtojnë 20 deri në 60 dollarë. Ata punojnë më së miri me kompjuterit, por janë të përshtatshëm  edhe për telefonat Android. Tani për tani përdoruesit e “Iphone” janë pa fat sepse çelësi i sigurisë që ju përshtatet atyre nuk është prodhuar akoma.  

Pasi të keni një çelës, vendoseni në kompjuter ose telefon  duke regjistruar aplikacionet që përdorni si Gmail, Facebook , Dropbox, shtypni fjalëkalimin tuaj dhe prekni butonin që ndodhet mbi çelësin, për të konfirmuar shenjën e gishtit tuaj.

Hakerat që vjedhin  fjalëkalimin tuaj ndoshta nuk kanë qasje fizike në kompjuterin  tuaj. Po kështu, dikush që e  vjedh atë,  nuk do të ketë asnjëherë fjalëkalimet tuaja. Çelësat e sigurisë nuk  janë të ndjeshme ndaj internetit dhe përdorin një sistem të quajtur “kriptografi” për të verifikuar identitetin tuaj. Aplikacioni dërgon një kod të fshehtë vetëm që mund të identifikoni vetëm ju dhe më pas kërkon që të vendosni shenjën e gishtit në mënyrë që të dhënat tuaja të hapen.

Çelësat e sigurisë gjithashtu ndihmojnë në mbrojtjen e përdoruesve dhe të dhënave të tyre nga mashtrimi.  Nëse merrni një emali nga Banka që ju tregon se duhet të rishikoni aktivitetin tuaj të llogarisë, çelësi i sigurisë do të përpiqet të verifikojë,  nëse ju jeni vërtet në bankë.

Sipas Beret Mcdoëell drejtor ekzekutiv i Aleancës FIDO, një grup që punon në standardet e sigurisë në internet nëpër pajisje dhe shërbime, thotë se  një pjesë e rëndësishme është të shkruani dhe kohën kur keni ndryshuar fjalëkalimet, e cila shërben, nëse ju humbni çelësin e sigurisë. Gjatë gjithë kohës që përdorni aplikacionet tuaja sistemi i çelësit të sigurisë është i vendosur që të kontrollojë periodikisht të dhënat tuaja.  Gjithashtu, Mcdwell thotë se teknologjia që ju nevojitet për siguri të lartë  nuk do të jetë gjithmonë një çelës. Çdo pajisje që punon me USB, NFC ose Blotooth që aktualisht mbështetet nga teknologjia e FIDO-s, mund të jetë edhe një çip brenda telefonit apo kompjuterit tuaj që ju lejon të keni çdo të dhënë të sigurt./The Washington Post/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë