Shqipëria është ndër vendet që nuk po sheh përmirësim në zbutjen e varfërisë së skajshme.
Banka Botërore ka publikuar raportin “Varfëria dhe Prosperiteti i përbashkët 2018”, në të cilin evidentohet se rajoni i Ballkanit Perëndimor nuk ka parë asnjë përmirësim apo përkeqësim në zbutjen e varfërisë së skajshme. Maqedonia, tregohet në raport se po rrit të ardhurat e të varfërve, kurse Serbia rezulton në shtetet që varfëria e personave nën konsumin e 40 %, po rritet më shumë se sa mesatarja globalebashkë me Greqinë, Qipron, Ugandën dhe Zambia.
Banka Botërore e ka vlerësuar varfërinë e skajshme duke iu referuar ekonomisë dhe vitit të marrë në studim. Shqipëria e hulumtuar në këtë aspekt në vititn 2012 rezulton me normën e varfërisë 0,9%, hendekun e varfërisë 0,2% dhe 20% raportin mes hendekut dhe normës së varfërisë.
Ky është raporti më i fundit i BB-së në lidhje me varfërinë ekstreme, sepse siç e shpjegon vetë Banka Botërore kërkon shumë punë për të elaboruar të dhënat e grumbulluara.
Për 2018-ën, supozohet se mirëqenia e çdo familjeje rritet në raport me rritjen e PBB-së për frymë. Vetëm një pjesë e rritjes së PBB-së për frymë shkon në vektorin e mirëqenies sepse ka një divergjencë historike midis rritjes së konsumit ose të ardhurave të vërejtura në anketat dhe rritjes së vërejtur në llogaritë kombëtare.
Sipas këtyre supozimeve, shkalla e varfërisë në vitin 2018 është 8.6 përqind.
Kjo do të thotë se objektivi i përkohshëm deri në 2020 ka gjasa të arrihet tashmë.
Sipas raportit ka një ngadalësim të ndjeshëm në normën e reduktimit global të varfërisë. Nga viti 2013 deri në vitin 2015, varfëria ra me 0.6 pikë përqindjeje në vit; kjo është më e ngadalshme se rënia mesatare 25-vjeçare me një pike përqindjeje në vit. Mes viteve 2015 dhe 2018, shkalla e uljes së varfërisë është ngadalësuar më tej në më pak se gjysmë pikë në vit.
Të projektosh varfërinë globale deri në 2030 është më sfiduese thotë raporti, por është e mundur të konsiderosh se si varfëria globale do të mund të evolojë nën skenarë të ndryshëm.
Premisa e përbashkët e prosperitetit matet si diferenca midis të ardhurave vjetore (ose normës së rritjes së konsumit në fund të 40) dhe normës vjetore të rritjes së mesatares në ekonomi. Prosperiteti i përbashkët ishte pozitiv në 70 nga 91 ekonomitë për të cilat janë publikuar të dhënat e BB. Sipas këtij publikimi, kanë pësuar rritje pozitive të ardhurat në shumicën e vendeve gjatë 2010-15.
Raporti tregon se në pjesën më të madhe të ekonomive botërore sot, të ardhurat e të varfërve po rriten. Zhvillimi (prosperiteti) i përbashkët, i përcaktuar si rritja mesatare vjetore e të ardhurave ose konsumit të 40 përqindëshave më të varfër (në fund të 40) brenda çdo vendi, ishte pozitiv në 70 nga 91 ekonomitë të cilave i referohet studmi i BB-së.
Në raport vihet re se në më pak se një të tretën e ekonomive botërore rritja e të ardhurave në fundin e 40 është më e ulët se mesatarja globale. 19 nga 21 ekonomitë me prosperitet negativ të përbashkët kanë një premisë negative të përbashkët të prosperitetit. Që kupton se në këto vende, jo vetëm që të ardhurat janë në mesin e 40 vendeve me të ardhura më të ulëta sesa rritja, por gjithashtu se rënia është më e thellë në mesin e 40.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.