Zvarranikët po zhduken. Një e pesta e të gjitha specieve të zvarranikëve përballet me ndryshimin e biodiversiteti. Një studim i ri tregon se krokodilët dhe breshkat janë më të kërcënuara.
Është studimi i parë për zvarranikët dhe ka përfshirë 961 shkencëtarë në 24 vende në gjashtë kontinente.
Sipas të dhënave nga studime të tjera 40.7% e amfibëve, 25.4% e gjitarëve dhe 13.6% e specieve të shpendëve janë drejt zhdukjes.
"Zvarranikët nuk janë të pëlqyer. Por ne mundëm të gjenim fondet e nevojshme për të përfunduar studimin", Bruce Young shkencëtari në “NatureServe”, një organizatë jofitimprurëse mbi mjedisin.
Ai ishte një nga autorët e studimit, i cili u botua të mërkurën në revistën “Nature”.
Humbja e habitatit është kërcënimi kryesor për zvarranikët. Kjo vjen nga prerja e drurëve, bujqësia dhe urbanizimi. Faktorë të tjerë luajtën një rol për disa specie si përdorimi i tyre në mjekësinë tradicionale.
Kriza klimatike paraqet gjithashtu një sfidë të pasigurt, thuhet në studim.
Kërcënimet ndaj zvarranikëve ishin më të mprehtë në mjediset pyjore, sipas studimit.
Krokodilët dhe breshkat ishin ndër speciet më të rrezikuara. Përkatësisht rreth 57.9% dhe 50% të atyre vlerësohen të jenë në kërcënim, zbuloi studimi.
Studiuesit aplikuan kriteret e Listës së Kuqe të Llojeve të Kërcënuara të Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës. Këto kritere u përdorën për të analizuar 10,196 lloje zvarranikësh.
"Dyshohej se mund të ishte në rënie, por pa vlerësimin global të zvarranikëve nuk do ta dinim se janë vërtet të rrezikuar", tha bashkautori Neil Cox, menaxher i Njësisë së Vlerësimit të Biodiversitetit në Uashington.
Delegacionet nga qeveritë e botës pritet të takohen në Kunming, Kinë, më vonë këtë vit për të rënë dakord mbi një plan të ri veprimi për biodiversitetin.
Organizatat e natyrës dhe ruajtjes thonë se është një mundësi një herë në dekadë për të rivendosur marrëdhënien tonë me natyrën dhe për të rikthyer humbjen e biodiversitetit.
Burimi:BBC/Përshtati:Gazeta "Si"
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.