Financa Personale

30 dhe 20-vjeçarët përpara vështirësive ekonomike

Në zemër të ëndrrës amerikane është një premtim për progres, që çdo gjeneratë do të ketë më shumë mundësi se pasuri se ajo e fundit. Në periudhën post luftë, prindërit nuk mendonin se do të kishte më mirë se aq për t’u bërë nga fëmijët e tyre. Gjithsesi, dy goditje ekonomike, Recesioni i Madh dhe pandemia, mund ta hedhin poshtë këtë mendim për mileniumët (grupmosha 26-41 vjeç) dhe Gjenerata Z (grupmosha 10-25 vjeç). Përballë një kaosi të tillë ekonomik me një inflacion që nuk po bie, të rinjtë duhet të jenë më dorështrënguar me paratë për të patur sukses.

Momentalisht shumë të rinj nuk kanë as informacionin minimal se si mund të zhyten në këto ujëra të turbullt financiarë. Sipas Institutit Milken, vetëm 57% e amerikanëve janë financiarisht të qëndrueshëm.

Kjo mungesë informacioni i lë të rinjtë të papërgatitur në momentin kur ata përballen me sfidat e tyre më të mëdha financiare. Në vitin 2021, kreditë studentorë ishin më të larta se ato hipotekore.

Duke hyrë në muajin e Edukimit Financiar, duhet të kuptojmë nevojën për një edukim të tillë, në shkolla dhe midis të rriturve. Një hap me rëndësi që duhet të ndërmerret është futja e edukimit financiar në shkolla, që të rinjtë të dinë të përballen me rritjet ekonomike, stabilitetin dhe mundësitë pas diplomimit.

Kështu, të rinjtë do të futen në tregun e punës me më shumë informacion dhe më të përgatitur për të investuar.

Edukimi financiar është themel për demokracinë

Ka disa nisma për ta mundësuar këtë gjë. Në SHBA, 40 shtete po kalojnë ligjin e lëndës së detyruar të edukimit financiar për të marrë diplomën e gjimnazit.

Në Florida, ekziston klasa e menaxhimit të parave, tepër imperative në mënyrë që ata t’i përthithin sa më shpejt dhe shumë këto veprimtari jetike.

Në një kohë pasigurie ekonomike, edukimi financiar mund të bëjë diferencën midis një të ardhmeje të pasur ose një të ardhmeje të kontrolluar. Duhet patjetër që shtetet ta vendosin në përparësi një nismë të tillë, sidomos në komunitete ku të rinjtë janë të kufizuar nga mungesa e mundësive për të pasur sukses ekonomik.

Burimi: CNBC/ Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë