Nëse Rusia vendos që të përdorë armë kimike në Ukrainë, NATO mund të aktivizohej në konflikt. Ky është paralajmërimi që Presidenti i SHBA, Joe Biden dhe Sekretari i Aleancës, Jens Stoltenberg i adresuan Vladimir Putinit.
“Nuk kemi informacione nëse Rusia po përgatitet për të përdorur armë kimike, por do të përgjigjemi nëse ndodh kjo gjë. Përgjigjja do të varet nga mënyra se si do të përdoren këto armë kimike”, tha Biden në një konferencë shtypi në selinë e NATO-s.
“Çdo përdorim i armëve kimike apo biologjike në Ukrainë do të ndryshonte totalisht natyrën e konfliktit. Do të prekte popullsinë e Ukrainës, por edhe qytetarët e shteteve anëtare të Aleancës, pasi agjentët kimikë do të përhapshin atje”, tha Stoltenberg.
Aleatët u dakordësuan për të ndihmuar Ukrainën me më shumë ndihma ushtarake, përfshirë anti tanke e dronë dhe asistencë të mëtejshme humanitare dhe financiare. Por, ndërsa shprehu angazhimin e fortë për t’i qëndruar në krah Ukrainës, Stoltenberg tha se aleanca ka përgjegjësinë për të parandaluar që konflikti të mos kthehet në një luftë më të gjerë në Europë. Ai përjashtoi mundësinë e dërgimit të trupave paqeruajtëse në Ukrainë, sipas një propozimi të Polonisë.
Vetë Rusia i cilësoi si trillime pretendimet e Perëndimit se ka ndërmend që të përdorë armë kimike në Ukrainë. Ambasadori i Përhershëm rus në OKB, Vasili Nebenzia tha se vendi i tij i ka asgjësuar prej kohësh këto armë.
Ndërkohë, NATO ka rënë dakord për të forcuar mbrojtjen në Europë përballë agresionit të vazhdueshëm rus ndaj Ukrainës. Pas samitit të mbajtur këtë të enjte në Bruksel, sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se organizata ka rënë dakord për të riforcuar kapacitetet e mbrojtjes në rajon.
“Ne do të kemi më shumë forca në pjesën lindore, më shumë furnizime dhe mjete”, tha ai. “Në ajër, do të kemi më shumë avionë luftarakë dhe do të forcojmë sistemin e raketave. Në det, do të kemi një rritje të numrit të mbajtësve raketorë, nëndetëse dhe anije luftarake”, shtoi Stoltenberg ndërsa tha se po forcohet edhe siguria kibernetike.
Ai u shpreh se detaje të tjera do të vendosen në samitin e radhës në qershor teksa e quajti agresionin rus si kërcënimi më i madh i Euro-Atlantikut në dekada.
“Lufta e Rusisë kundër Ukrainës e ka copëtuar Europën dhe po shkakton vuajtje të njerëzimit”, tha ai.
Liderët botërorë u mblodhën në Europë për të diskutuar luftës në Ukrainë dhe si të ndihmojnë vendin të mbijetojë. Stoltenberg tha se NATO do të rrisë prezencën juridike me 40.000 ushtarë plus në vendet e Europës Lindore. Më herët NATO kishte njoftuar se trupa të reja do të zhvendosen në Bullgari, Rumani, Hungari dhe Sllovaki.
I pranishëm në këtë samit është edhe Kryeministri Edi Rama.
Dakordësia për dyfishimin e trupave është gjetur dhe zyrtarizimi i saj, sipas Sekretarit të Përgjithshëm, Jens Stoltenberg. Trupat shtesë do të dërgohen në Sllovaki, Hungari, Rumani dhe Bullgari. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se kjo përbën një rritje të madhe afatgjatë të pranisë së aleancës ushtarake në rajon, duke dyfishuar numrin ekzistues të grupeve luftarake.
Vendimi i NATO-s për të shtuar forcat e saj në Europën Lindore tregon se aleanca ende nuk është e bindur se ka bërë mjaftueshëm për të mbrojtur krahun lindor të saj, nën kërcënimin e vazhdueshëm të Rusisë.
NATO ka rënë dakord për të forcuar mbrojtjen në Europë përballë agresionit të vazhdueshëm rus ndaj Ukrainës. Pas samitit të mbajtur këtë të enjte në Bruksel, sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se organizata ka rënë dakord për të riforcuar kapacitetet e mbrojtjes në rajon.
“Ne do të kemi më shumë forca në pjesën lindore, më shumë furnizime dhe mjete”, tha ai. “Në ajër, do të kemi më shumë avionë luftarakë dhe do të forcojmë sistemin e raketave. Në det, do të kemi një rritje të numrit të mbajtësve raketorë, nëndetëse dhe anije luftarake”, shtoi Stoltenberg ndërsa tha se po forcohet edhe siguria kibernetike.
Ai u shpreh se detaje të tjera do të vendosen në samitin e radhës në qershor teksa e quajti agresionin rus si kërcënimi më i madh i Euro-Atlantikut në dekada.
“Lufta e Rusisë kundër Ukrainës e ka copëtuar Europën dhe po shkakton vuajtje të njerëzimit”, tha ai.
Liderët botërorë u mblodhën në Europë për të diskutuar luftës në Ukrainë dhe si të ndihmojnë vendin të mbijetojë. Stoltenberg tha se NATO do të rrisë prezencën juridike me 40.000 ushtarë plus në vendet e Europës Lindore. Më herët NATO kishte njoftuar se trupa të reja do të zhvendosen në Bullgari, Rumani, Hungari dhe Sllovaki.
I pranishëm në këtë samit është edhe Kryeministri Edi Rama.
Dakordësia për dyfishimin e trupave është gjetur dhe zyrtarizimi i saj, sipas Sekretarit të Përgjithshëm, Jens Stoltenberg. Trupat shtesë do të dërgohen në Sllovaki, Hungari, Rumani dhe Bullgari. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se kjo përbën një rritje të madhe afatgjatë të pranisë së aleancës ushtarake në rajon, duke dyfishuar numrin ekzistues të grupeve luftarake.
Vendimi i NATO-s për të shtuar forcat e saj në Europën Lindore tregon se aleanca ende nuk është e bindur se ka bërë mjaftueshëm për të mbrojtur krahun lindor të saj, nën kërcënimin e vazhdueshëm të Rusisë.

Kjo reflekton shqetësimet në Balltik dhe shtetet e tjera se kërcënimi nga Rusia dhe perspektiva e përhapjes së konfliktit mbeten reale.
Premtimi për më shumë mbështetje për Ukrainën pasqyron gjithashtu shqetësimet brenda aleancës se vendi mund të rrezikohet nga mbarimi i municioneve dhe mund të përballet me kërcënime të reja nëse Rusia do të përdorte armë të reja.
Problemi është se arsenalet e NATO-s nuk janë pa fund dhe disa vende mund rrëmojnë për të gjetur mjaftueshëm armë antitank dhe antiajror për të mbajtur furnizimet të rrjedhin përtej kufirit polak.
Zyrtarët perëndimorë thonë se nuk kishin pritur që Ukraina të kishte nevojë për kaq shumë armë në fushëbetejë në këtë fazë të konfliktit, duke parashikuar përkundrazi se rezistenca do të ishte bërë më shumë në formën e një kryengritjeje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



