Ekonomi

Nga mungesa e makaronave deri te pilulat e jodit, blerjet e panikut godasin sërish Europën

Në Italinë e veriut, supermarketet nuk kanë më makarona. Farmacitë në Norvegji nuk kanë më tableta jodi. Në Gjermani, bizneset po përballen me blerjet e panikut.

Dy vite pas pandemisë, kur konsumatorët u përballën me mungesa produktesh, lufta në Ukrainë, ka nxitur një tjetër valë paniku mbi blerjet në Europë.

“Kam blerë 20 pako makarona dhe disa kile miell javën e shkuar, sepse po përgatitemi për mungesa”, -tha Sabrina Di Leto, 50 vjeçe, në veri të Milanos.

“Ne po tentojmë të kthejmë kopshtin tonë në një fermë perimesh që të përmbushim nevojat tona në rast se nuk kemi më furnizime”,-shtoi ajo.

Dyqanet, tashmë të mësuar me efektin e pandemisë në zinxhirët ushqimorë, po krijojnë stoqe ushqimesh.

Ukraina dhe Rusia janë furnizues botërorë të grurit, miellit dhe sojës që përdoren për njerëz dhe kafshë. Gjysma e vajit të lulediellit në botë vjen nga Ukraina dhe 21% nga Rusia. Çmimet e bukës, makaronave dhe mishit po rriten.

Një bukë kushton 8 euro për kg në Milano. Në nëntor kushtonte mesatarisht 4.25 euro.

“Është qesharake që buka, ushqimi i të varfërve, po bëhet gjë luksi”,- tha Di Leto që ka blerë miell për ta bërë atë vetë dhe të kursejë para. Shitësit në Gjermani janë detyruar të limitojnë sasinë e vajit që shesin.

“Ju lutem solidarizohuni dhe mendoni për fqinjët tuaj, mos merrni më shumë nga se ju duhet”, – shkruhet në një shenjë jashtë një supermarketi Penny në Frankfurt.

Lieselotte, një 85-vjeçare tha se nuk e lejojnë të blejë më shumë se 1kg vaj.

Blerjet e panikut duken ndryshe në vendet nordike, ku janë rizgjuar frikërat e Luftës së ftohtë dhe Çernobilit.

Në Norvegji po blihen pilula të jodit për mbrojtjen ndaj rrezatimit.  Më shumë se 1.7 mln tableta u shitën për një javë.

Por nuk është e gjithë Europa në një krizë të tillë. Filialet e Carrefour në Francë, Spanjë dhe Itali thanë se nuk po përballen me shkurtime produktesh. “Kjo është thjesht një sjellje konsumatorë dhe çdo po shkon normalisht”,-thanë përfaqësuesit e rrjetit të marketeve.

Problemet me furnizimet do të godasin më shumë vendet e varfra që kanë varësi nga Ukraina dhe Rusia për të marrë grur.

Numri i njerëzve që nuk do të mund të ushqehen do të rritet përsëri.

Supermarketet në Turqi nuk kanë më vaj luledielli. Në Spanjë, qeveria po tenton të zëvëndësojë vajin e lulediellit më atë të ullirit, që e prodhojnë vetë.

Për konsumatorët është e qartë që askush nuk i shmanget luftës dhe se ne do të paguajmë për të/

Burimi: Financial Times/ Gazeta “SI”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë