Mund të ketë një mungesë globale shiringash vitin e ardhshëm, me një deficit që i afrohet dy miliardë, sipas një raporti të ri nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Mungesa është rezultat i fushatave botërore të vaksinave kundër COVID-19 me më shumë se 7.25 miliardë doza të administruara në të gjithë globin.
“Nëse prodhimi nuk rritet, mund të çojë në grumbullim dhe blerje paniku dhe të pengojë përpjekjet për të mbrojtur njerëzit nga një sërë sëmundjesh. Ne po ngremë shqetësimin e vërtetë se mund të kemi mungesë të shiringave të imunizimit, gjë që nga ana tjetër do të çonte në probleme serioze, të tilla si ngadalësimi i përpjekjeve të imunizimit,” Lisa Hedman, këshilltare e lartë e OBSH-së në Divizionin e Qasjes në Medikamente dhe Produkte Shëndetësore.
Sipas saj në varësi të mënyrës se si shkon marrja e vaksinës, mund të jetë një deficit diku nga 1 miliard deri në dy miliardë.
Bazuar në një skenar prej rreth shtatë miliardë njerëzve që kanë nevojë për dy doza të vaksinës së koronavirusit nga tani deri në vitin 2023 dhe një kapacitet prodhues global prej rreth gjashtë miliardë shiringash imunizimi në vit, Hedman tha se është shumë e qartë se do të ketë një deficit në vitin 2022.
Një mungesë e konsiderueshme ose e zgjatur e gjilpërave mund të nënkuptojë vonesa në vaksinimet dhe injektime. Muajin e kaluar, OBSH miratoi vaksinën e parë në botë kundër malaries, një ndihmë për botën në zhvillim.
Një vonesë në vaksinimet rutinë, tha Hedman, mund të ketë një ndikim në shëndetin publik ‘për vitet në vijim’. Një mungesë shiringash mund të çojë gjithashtu në praktika të pasigurta, shtoi ajo, si ripërdorimi i gjilpërave. Në një konferencë shtypi në Gjenevë, Hedman u kërkoi vendeve të planifikojnë buxhet edhe për ketë çështje.

Shiringat nuk janë e vetmja gjë që mungon: Në fillim të këtij viti, ekspertët paralajmëruan për një mungesë rëre, e cila mund të vonojë prodhimin e miliarda shisheve të qelqit të nevojshme për të marrë vaksinën e koronavirusit te popullatat në mbarë botën.
“Nuk e kishim menduar kurrë se do të na mbaronte rëra, por në disa vende po fillon”, tha Pascal Peduzzi, drejtori i bazës së të dhënave të informacionit të burimeve globale të UNEP në një deklaratë në mars.
Pas ujit, rëra është lënda e parë më e konsumuar në botë – përdoret për të prodhuar mikroçipe qelqi, betoni, asfalti dhe madje edhe silikoni. Aktualisht, ka më pak se 1000 miniera rëre dhe zhavorri në të gjithë SHBA-në. Për shkak se rëra është përbërësi kryesor në xhami, ka pasur gjithashtu një mungesë globale të qelqit të paktën që nga viti 2015, sipas FiveThirtyEight.com. Bota pritet të ketë nevojë për dy miliardë shishe qelqi shtesë në dy vitet e ardhshme, ndërsa vaksinat kundër COVID-19 shpërndahen. Industria e xhamit mjekësor sapo kishte filluar të arrinte kërkesën në vitin 2020, por pandemia, çështjet e zinxhirit të furnizimit dhe përhapja e vaksinave i kanë ndryshuar gjërat.
Një ekip studiuesish nga SHBA dhe Australia përdorën copa të vogla metalike me përmasa një centimetër katror që kishin më shumë se 5000 gjilpëra mikroskopike dhe e konsideruan këtë një vaksinë eksperimentale.
“Gjilpërat janë “aq të vogla sa nuk mund t’i shihni ato”. Minjve iu dha vaksina ose me anë të një shiringe tradicionale ose duke mbajtur copëzën për dy minuta,” tha David Muller, një virolog në Universitetin e Queensland.
Sipas studiuesve arna në fakt ia kalonin gjilpërave në prodhimin e antitrupave, thanë studiuesit. Ata shpjegojnë se kjo metodë vaksinimi nuk kërkon profesionistë të trajnuar mjekësorë për t’u zbatuar dhe janë shumë të qëndrueshme.
Patch-i i përdorur në studim është bërë nga kompania australiane Vaxxas, e cila është duke përgatitur provat njerëzore për prill 2022.
“Kjo është e ardhmja, për mendimin tim, është e pashmangshme. Gjatë 10 viteve të ardhshme, kjo gjë do të riformojë në mënyrë dramatike mënyrën se si ne marrim vaksinat në mbarë botën,” drejtuesi i Vaxxas Michael Schrader.
Burimi:Daily Mail/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje