Manuela Saragosa & Rosamund Jones/BBC-Pasi gjigandët teknologjik si Apple dhe Cisco kanë ndërtuar akademitë e tyre në Napoli, sipërmarrësit e bizneseve teknologjike po shpresojnë që investimet e reja në këtë fushë do të rigjallërojnë ekonominë në rënie të jugut të Italisë.
Napoli është një qytet me reputacion: ai ka picën dhe klanet mafioze të njohura si Camorra.
Por në vitet e fundit Italia e jugut ka nxitur rritjen e komunitetit të start up-eve në fushën e teknologjisë dhe krijimit të aplikacioneve.
Shpresa është se ky zhvillim i pritshëm do të ndryshojë jo vetëm reputacionin e Napolit, por edhe fatin e tij duke ndalur ikjen e trurit drejt veriut më të begatë, apo jashtë kufirit.
Napoli dhe rajoni i tij, Campania, është pjesë e Mezzogiorno (Italia e jugut dhe Siçilia) e cila mbetet në aspektin e zhvillimit ekonomik mbrapa pjesës tjetër të vendit. Këtu shkalla e papunësisë ishte 22.2% në tremujorin e parë të këtij viti, pothuajse sa dyfishi i mesatares kombëtare.
Por kjo situatë dhe këto statistika nuk kanë demoralizuar listën në rritje të të firmave të teknologjisë në Napoli- sa për të përmendur vetëm dy të tilla; kompania me shumë influencë e marketingut Buzzoole dhe Evia që ushtron evprimtarinë në teknologjinë bujqësore.
Evja prodhon sensorë që vendosen në fusha dhe sera për të transmetuar në kohë reale indikatorët e kushteve të rritjes.
“Ne dëshirojmë të dëshmojmë se këtu është e mundur të bëhet biznes,” tha Paolo Iasevoli, themelues i Evias duke nënvizuar se kompania e tij aktualisht po eksporton produktet e saj dhe shumë shpejt do të dalë edhe në tregjet e Amerikës së Jugut.
Çfarë ka ndryshuar realisht skenënn e lojës për teknologjinë e Nappolit është ardhja në qytet e Apple.
Në 2015, Apple hapi një akademi në Napoli, në bashkëpunim me Universitetin e Napolit Federico II, ku studentët kryenin një vit trajnimi për zhvilluesa programesh, programues, krijues aplikacionesh dhe sipërmarrës start-up.
Këtë vit 400 studentë u diplomuan nga akademia e Apple, rreth 70% prej tyre janë italianë dhe shumica vijnë nga rajoni i Campania. 400 studentë të tjerë po presin të nisin vitin e ri akademik këtë muaj.
Apple mendoi se mund të kishte një sukses shumë më të madh në një vend si Napoli, sesa në disa qendra më të njohura të Europës, si Lisbona, Dublini apo Berlini. Dhe ku shkon Apple, të tjerët e ndjekin.
Më herët këtë vit, rrjeti i gjigandit Cisco hapi akademinë e vet në Napoli.
Por krijimi i një biznesi në fushën e teknologjisë në Napoli nuk ishte gjëja më e lehtë për z. Iasevoli, i cili themeloi Evja tre vjet më parë, pasi siguroi investime nga aksionarët në Mynih dhe Vjenë.
“Kemi pasur probleme të mëdha në lidhje me kreditimin nga bankat, çështjet kryesore lidhen me marrjen e fondeve nga qeveria”, tha ai.
Pavarësisht pengesave, Z. Iasevoli vendosi të ishte këmbëngulës.
Pagat në sektorin e Teknologjisë në Napoli janë sa gjysma e dikujt që mund të presë për punën e tij të ngjashme në Londër por standarti i jetesës është i ulët gjithashtu dhe ai i bën llogaritë.
Për kreun e Cmapanias, prezenca e Apple ka ndikuar gjithashtu në promovimin më të lehtë të rajonit në lidhje me inovacionin dhe ndërkombëtarizimin. Ajo është e vetmja drejtuese rajonale në Itali me një rol të tillë, (ministre) thotë ajo me krenari duke deklaruar se Campania tani ka rritjen e dytë më të shpejtë të Italisë për fillimin e punës.
“Kur njerëzit më thonë me skepticizëm , ‘pse Napoli? Pse të investosh këtu?’ Unë them; nëse Tim Cook, CEO i Apple, mendon që Napoli është një qytet i mrekullueshëm, ne duhet të dakordohemi me të.”
Por ndërsa akademitë e Apple dhe Cisco janë lajme të shkëlqyera për të rinjtë e diplomuar dhe imazhin e Napolit, kjo nuk ka nxitur hyrjet e kapitalit privat që kishin shpresuar disa.
Si rajon, Campania merr disa nga investimet më të ulëta në të gjithë Europën Perëndimore. Pjesa më e madhe e aktivitetit ekonomik të Italisë ndodh në veri – Milano është vendi ku bazohen firmat e kapitaleve sipërmarrëse.
Këtu hyn në lojë Giovanni de Caro.
Ai ka punuar si sipërmarrës për dy dekadat e fundit dhe është pjesë e New Steel Campania, inkubatori teknologjik i Universitetit të Napolit, i cili zë vendin e fabrikave të braktisura të çelikut jashtë qytetit.
“Kompanitë janë këtu, por nuk ka para,” tha Z de Caro, që është Napoletan.
Këto ditë ai e ka përshkruar veten si “Njeriun e financave” të Campania NewSteel’s, dhe tha që barrierat kulturore mes veriut dhe jugut përbëjnë problem kur bëhet fjalë për të tërhequr Milanon në Jug.
“Italia Jugore punon në mënyrë shumë të ndryshme nga Veriu,” tha ai.
Kritikët shpesh e etiketojnë jugun me epitete pexhorative duke e përshkruar si të pistë, me trena të ngadalshëm, investime të dobëta publike. Nuk është e çuditshme që kapitali privat të zgjedhë të qëndrojë larg, thonë ata.
Megjithatë, në Itali gjithsesi nuk ka një numër të madh fondesh të kapitaleve private – sektori është rreth një e dhjeta e madhësisë së Londrës.
Ajo çfarë italianët kanë është një diasporë shumë e madhe që ka shumë investitorë, një prej të cilëve është Nicola Garelli në Londër me kompaninë e tij Istarter. Ideja është që të tërhiqet kapitali italian duke patur një ndjenjë patriotizmi.
Italianët nëpër botë, “kanë një ndjenjë të fortë të kthimit drejt vendit”, thotë Garelli, një italian.”Ne jetojmë jashtë, por në skutat e thella të mendjes sonë është dëshira për të ndërtuar për brezin e ardhshëm.”
Istarter ka investuar në gati 40 kompani të profilit teknologjik në Itali – por sërish, asnjë prej tyre nuk është pozicionuar në jug.
Por çfarë i ndalon ato?
Britt Becking, investitor i QVentures në Londër, tha se nuk është e njëjta gjë në lidhje me investimin në teknologji si në Napolin fillestar, ashtu edhe në Berlin.
Kjo është një situatë e tillë: investimi privat nuk do të vijë deri sa të ketë një skenë të re të teknologjisë, por fillimet nuk mund të krijohen pa qasje në kapital.
“Unë do të rekomandoja si fillim [napolitanëve] të përpiqen të shkojnë në Londër, Berlin, Silicon Valley,” tha ai.
Por kjo është pikërisht ajo që firmat si Evja dhe Buzzoole nuk duan të bëjnë. Investimet këtu shkojnë shumë më tepër me potencial shumë më të madh për kthime të mëdha dhe firmat e kapitaleve të sipërmarrjes mungojnë, justifikohen ata. *Sabina Veizaj
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.